Loading...

Pasi vodhi kromin në minierat e Bulqizës, Samir Mane premton të ngjisë skuadrën bulqizake të futbollit në Superiore (“film” i njohur…)

Samir Mane është njeriu më i pasur i Shqipërisë. Por sic thotë populli i pasuri nuk ngopet kurrë me pasuri dhe i tillë është dhe pronari i “Balfin Group”.

Prej vitit 2013, Samir Mane ka shtrirë kthetrat e tij nëpër galeritë e kromit në Bulqizë, duke bërë hatanë, pasi nga ALB Chrom vijnë fitime marramendëse.

Kjësaj i thonë të fitosh miliarda në një zonë ku mjerimi është shumë i madh. Sa më i thellë mjerimi, aq më i madh fitimi i Samir Manes.

Për të mos lënë jashtë vëmendjes aksidentet e shumta me pasojë vdekjen, sic ishte rasti i djeshëm ku një minator humbi jetën në zonën D të minierës së Bulqizës.

Informacione të besueshme nga Bulqiza thonë se njerëz të ndryshëm që kanë pasion futbollin i janë lutur Samir Manes të ngrejë skuadrën e këtij qyteti, e cila është aktualisht e shkrirë.

Bashkia që drejtohet nga njerëzit e Ilir Metës, një bandë e organizuar që ka shkatërruar cdo gjë në Bulqizë, nuk kanë investuar për sportin dhe ndihma e Manes, në fakt, mund të jetë vendimtare në këtë drejtim.

Në komunitet qarkullojnë zëra se Mane e ka premtuar ngritjen e skuadrës së Bulqizës e madje do ta cojë atë në Superiore.

Kjo bëhet e mundur edhe falë miqësisë së tij me “Bosin” e FSHF-së, Armand Duka.

“Dy të pasur që qajnë hallet e miletit të varfër”, – duket paradoksale, madje një “film” i njohur, megjithëse në Bulqizë ende shpresojnë që Samir Mane ta mbajë premtimin.

Por ditët e muajt ikin dhe miliarderi sikur e ka harruar premtimin e tij. Kjo është e natyrshme, pasi një të pasuri si Samir Mane nuk i intereson skuadra e futbollit e një qyteti të harruar e të shkrumbuar, por nëntoka e pasur e tij.

Kromi çante “bllokadën (imperialisto-revizioniste) para viteve 90-të, nën sistemin monist, kurse sot fut në xhepat e Samir Manes miliona dollarë cdo vit.

E ndërsa kjo përbën një cështje të mprehtë ku pasurohet një individ dhe rreth i ngushtë pushtetarësh që i puthin dorën Samir Manes, shtohen mjeranët në Bulqizë dhe rritet numri i nënave, grave e motrave që veshen me të zeza si pasojë e humbjes së jetëve të fukarenjve në tunelet dhe sgafellat e zeza e të ftohta të nëntokës së Bulqizës.

Kurse Samir Mane na paska menduar të kthejë Bulqizën në futboll e madje ta cojë në Superiore.

Kësaj i thonë të tallësh t*rapin me një popull të tërë, pasi ke vjedhur pasurinë e përbashkët të shqiptarëve e në vecanti të asaj zone, por njëherësh ke kapur pozicionet kyce të shtetit nëpërmjet parasë.

Në gjithë këtë histori ka dhe një palë që bën sehir dhe përpiqet të shesë veten shtrenjtë: LSI e Ilir Metës që ka kontrollin e kësaj bashkie nëpërmjet kryetarit lësëist Milaim Damzi, një bandë e organizuar që po e sfilit Bulqizën dhe po i tret kockën asaj.

Fusha e futbollit ne Bulqize
Fusha e futbollit ne Bulqize

Në fakt, për të parë mjerimin e vërtetë shqiptar duhet marrë si shembull Bulqiza, ku vidhet me të madhe në kurrizin e fukarenjve që Zoti u ka dhënë një pasuri të madhe e ata nuk e gëzojnë dot.

Sepse kjo pasuri shkon në xhepat e disa pushtetarëve të korruptuar, banditëve të tyre në zonë dhe në llogaritë shumëshifrore të të pangopurit Samir Mane dhe “samirëve” të tjerë që lulëzojnë në këtë vend mbi kurrizin dhe djersën e shqiptarëve

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com