Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë ditën e sotme, ku peshkatarët kanë kapur një peshk të rrallë. Një peshkatriçe 1 metër e gjatë është kapur mesditën e sotme në n 300 metra thellësi.
Sipas peshkatarëve që kanë kontaktuar me redaksinë e “JOQ.al”, madhësia e gojës së gjallesës ishte më e madhe se një top basketbolli. Peshkatriçja njihet ndryshe si ujku i detit dhe është një peshk mjaft i rrezikshëm. Sipas tyre ajo shitet gjithashtu shumë shtrenjtë!
Peshkatarët shprehen se:
Përshëndetje “JOQ.al”. Sot në Vlorë në 300 metra thellësi u kap një peshkatriçe 1 metër e gjatë. Dhëmbët i ka të fortë si gozhda dhe jan shume të rralla për t’u kapur. Kafshimin e ka jashtëzakonisht të fortë dhe ka një antenë sipër të koka, e cila është helmuese dhe vdekjeprurëse.”