Flamurtari ka arritur të fitojë ndaj Studentit ndeshjen e parë të Play-Off me rezultatin 82-66. Vlonjatet vinin pas humbjes të trofeut të superkupës ndaj Tiranës dhe e vetmja shpresë për vajzat e trainerit Toska ka ngelur vetem titulli kampion,prandaj të gjitha forcat dhe përqëndrimi janë vendosur vetëm të ky objektiv. Perioda e parë ka nisur mjaft mirë për vlonjatet,të cilat kanë udhëhequr gjatë gjithë 10 minutëshit. Mijatovic dhe Myrto kanë qenë në në një ditë të mirë,duke shënuar dhe ndihmuar skuadrën. Në 10 minutëshin e dytë loja e vlonjateve është rritur më tepër ku janë aktivizuar nga traineri Toska Hasanaj,rrapaj dhd Kostallari.
Është rrapaj që bën një paraqitje mjaft të mirë,ku që në nisje të periodës së dytë ka shënuar 4 pikët e para. Për mikeshat Konini dhe shima mundohen të ekuilibrojnë disi gjërat me gjuajtje nga distanca për 3 pikë. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 40-23 për Flamurtarin. Në fraksionin e parë të pjesës së dytë janë bërë përsëri ndryshime nga traineri Toska,ku janë aktivizuar Bleta dhe Lloi. Corto,Aliaj dhe Rrapaj vazhdojnë të thellojnë rezultatin duke shënuar pikët e para të kësaj periode. Në periodën e fundit Plasa dhe Corto vazhdojnë të shënojnë pikë të tjera për Flamurtarin. Për të rruajtur freskinë fizike traineri Toska si në cdo periodë bën përsëri ndërrime të shumta,duke aktivizuar Mijatovic dhe Aliaj përsëri.
Gjithsesi duket se vlonjatet kanë lëshuar disi duke krijuar hapsira. Selmani ka përfituar duke shënuar 6 pikë rresht,ndërsa për vlonjatet lojtaret e stolit Bleta,Lloi etj. Gjithë takimi ka përfunduar me triumfin e Flamurtarit 82-66 dhe Flamurtari shkon i qetë në ndeshjen e dytë të Play-off në kryeqytet.