Loading...

Një libër që vlen sa një thesar

NJË LIBËR QË VLEN SA NJË THESAR

Po, sot e bleva këtë libër.
“Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe” me autor Kolec Topalli është më shumë se një libër, është një thesar që pasuron ëndjen për të njohur fjalën, fjalën që fisnikëron dritën e shndritshme të mendimeve tona, fjalën që i blatohet shenjtërisë së ëndrrave dhe hyjnores së krijimit që kungon s’brendshmi nesh shpirti. Nuk mund t’i mungonte bibliotekës sime ky fjalor, kjo përpjekje titane e një njeriu të përkushtuar për gjuhën shqipe, siç është profesor Kolec Topalli. Nuk mund të mos shtërngoesha dhe ta bleja këtë libër, vlera e së cilit nuk është dhe aq te çmimi sa ç’është te puna 45-vjeçare, tek përpjekjet deri tek ajo e mundësimit të botimin të vetë autorit me kursimet e tij personale.
“Fjalorët etimologjikë janë pasqyrë e historisë së gjuhës dhe në një kuptim më të gjerë, janë pasqyrë e historisë së vetë popullit që e flet atë. Me anë të tyre shkohet në thellësi deri tek rrënjët e gjuhës, aty ku janë gurët e themelit, mbi të cilat qëndron kjo ngrehinë e mrekullueshme e njerëzimit, e ruajtur në shekuj e mijëvjeçarë, e zhvilluar dhe e përparuar në rrjedhën e kohës”, shkruan në parathënien e këtij fjalori, autori.
Miq, blerja e këtij libri është një shërbim që i bëhet interesimit tonë për të pasuruar njohjen mbi gjuhën shqipe, gjithashtu është një kontribut që ne i japim kësaj përpjekje të autorit për t’i dhënë jetë një punë kaq të vëllimtë shumëvjeçare.
FALEMINDERIT

Nga Albert Vataj

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com