Loading...

Përgjaket Fieri, të shtëna me armë zjarri në drejtim të një lokali, ka të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur pak më parë në një lokal pranë prefekturës së qarkut.

Burime bëjnë me dije se është qëlluar nga rruga në drejtim të një lokali.

Mendohet se një person ka mbetur i plagosur nga ngjarja.  Lokali në drejtim të të cilit u qëllua shërben si pikë bastesh.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit. Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e situatës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri të çastit mes personave, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.

Njëri prej tyre qëlloi 3 herë me armë zjarri, ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com