ME “ MY CENTER”, NË ORIK
Qendra “ My Center” e gjuhëve të huaja, me nxënës nga qyteti i Vlorës e Orikumit, realizoi në mjediset e Orikut një aktivitet tepër mbreslënës, nën okelion “ Guidatori”.
Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Vlorë, në kuadër të 18 Prillit, Ditës Kombëtare të Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike.
Nxënësit, në gjuhën angleze, deklamuan materiale të përgatitura enkas për këtë Projekt duke sjellë në vemëndje të dhëna historike dhe arkeologjike të Pasurive Kulturore por edhe fshatrave të zonës, rrugët për të shkuar por edhe ç’farë ofrojnë këto resurse kulturore e turistike.
Në Aktivitet u bashkua edhe Ministria e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro Furxhi, e cila përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi shumë aktivitetin si dhe u ndau Çertifikatën “ Mirënjohje”, akorduar nga Drkk Vlore.
Ministrja vizitoi Parkun e Orikut duke dhënë mjaft porosi e udhëzime për kujdesin ndaj kësaj pasurie por edhe për kujdesin e punën që duhet bërë për ti vendosur më mirë këto resurse në shërbim të vizitorëve, vendas e të huaj.
Ministrja Kumbaro shoqërohej nga Deputetja e Vlorës, Vilma Bello dhe stafi i Drkk, Vlorë.
Sejmen Gjokoli