Një gëzim familjar në familjen Sopaj të Mushtishtit është kthyer në tragjedi. Xhaxhai ka plagosur veten dhe ka vrarë nipin e tij 14 vjeç.
I mituri nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve, ai ka ndërruar jetë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.
“Sipas hetimeve fillestare dyshohet se gjatë krismave arma është bllokuar dhe duke u perpjekur për ta zhbllokuar armën vetëplagoset i dyshuari e me pas plumbi e godet edhe nipin e tij i cili nuk ka arritur që të mbijetojë”, njofton policia.
Policia e Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin (xhaxhai i viktimës) dhe në automjetin e të njëjtit e ka sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jet përdorur në rast.