Loading...

Greqia mbi 100 mln € fitime nga droga, roli i Shqipërisë

Më shumë se 100 milionë Euro llogariten fitimet e organizatave kriminale që veprojnë në Greqi, të përfshira në trafikun e drogës dhe kontrabandimin e emigrantëve.
Këto të dhëna janë bërë të ditura në raportin vjetor të Policisë Greke për krimin e organizuar në vitin 2017, raporton “Kathimerini”.

Sa i përket emigrantëve të paligjshëm, në raportin e policisë theksohet se edhe për vitin 2017 Greqia vijon të jetë një nga korridoret më të mëdha për kalimin e tyre, edhe pse ka një rënie të numrit në krahasim me vitin 2016.

Ndërsa sa i përket trafikut të drogës, ka një rritje të ndjeshme të kapjes së kanabisit të papërpunuar që nisej nga Shqipëria, ndërsa Greqia është përshkruar si një vend tranzit i heroinës që prodhohet në Azi dhe tregtohet në vendet e Evropës duke kaluar fillimisht nga Ballkani.

“Në vitin 2017 u konfirmua edhe njëherë se tregu i heroinës në Turqi përdoret si shuma ekuivalente e kanabisit nga Shqipëria”, thuhet në raportin e Policisë Greke.

Një problematikë serioze me të cilat hasen autoritetet në Greqi, janë edhe grabitjet nga grupet kriminale shqiptare, greke dhe gjeorgjiane. Këto tre nacionalitete vijojnë të jenë dominante në të tilla krime, ndërsa së fundmi është shtuar edhe përfshirja e romëve.

Në përfundim të këtij raporti, thuhet se fitimi për vitin 2017 i grupeve kriminale është vlerësuar në 110 milionë Euro./Express

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com