Loading...

Fatura e “kripur” e mbajtjes në qeli të 5800 personave

Plot 5800 persona ndodhen aktualisht të izoluar në qelitë e paraburgimeve apo të burgjeve në vend. Një nga raportet më të fundit të Organizatës Botërore të Burgjeve dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, listoi Shqipërinë si vendin e parë në Ballkan për numrin e të burgosurve. Referuar përllogaritjeve të bëra në këtë raport, rezultonte se të burgosurit në Shqipëri përbëjnë 0.2 përqind të numrit të popullsisë.

Aktualisht, numri personave të izoluar në paraburgimet dhe burgjet e vendit shkon në rreth 5800 persona, nga të cilat 100 janë femra. Kjo shifër shoqërohet me një kosto jo pak të kripur për buxhetin e shtetit. Duke llogaritur të gjitha shpenzimet e kërkuara, përfshi ushqimin, transportin, pagesat e punonjësve të policisë apo shërbime të tjera të nevojshme një i burgosur mashkull i kushton shtetit rreth 2 mijë lekë të rinj në ditë.

Ndërsa një e burgosur femër kushton nga 5 mijë deri në 5 mijë e 700 lekë në ditë. Diferenca e madhe e kostos mes dy sekseve vjen për shkak të specifikave të shërbimeve të nevoshme tek femrat.  Të tilla janë shërbimet mjekësore për shtatzënat, apo nevojat për staf civil në raste e nënave me fëmijë nën 3-vjeç, që zgjedhin ta mbajnë foshnjën në burg. Kostoja shkon në rritje për të burgosurit e sëmurë, gati 6500 lekë në ditë.

Ndërsa shpenzimi më i madh i sistemit të burgjeve shkon për të miturit, mbajtja në qeli e të cilëve kushton 12 mijë lekë në ditë.

Referuar shifrave, kostoja mesatare e një të burgosuri në Shqipëri varion nga 60 mijë deri në 360 mijë lekë në muaj për person, në një kohë që paga mesatare mujore në vend llogaritet në 45 mijë lekë./Abc News/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com