1000 të rinj do të jenë të angazhuar vullnetarisht gjatë sezonit veror për të ndihmuar në mirëmbajtjen e mjedisit në vendin tonë.
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi gjatë një takimi me të rinjtë në Divjakë, duke folur për sezonin veror tha se, “Turizmi është një sektor që prodhon punësim, ekonomi e para, që prodhon zhvillim.”
Klosi u tha të rinjve se qeveria është e angazhuar totalisht në krijimin e një mjedisi tërheqës e të pastër për turistët. Ai tha se, “gjatë sezoni veror do të kemi të rinj vullnetarë të cilët janë të gatshëm të ndërmarrin një nisëm pastrimi në bregdet dhe jo vetëm.”
“1 000 të rinj e të reja janë vullnetarë që gjatë sezonit veror të ndihmojnë në mirëmbajtjen e mjedisit. Ne duhet së bashku të ofrojmë 1 000 arsye që turistët të vijën në Shqipëri dhe duhet ti japim turistëve 1000 arsye të tjera që këta turistë të rikthehet sërish në vendin tonë”, vijoi Klosi./ATSH