[sgmb id=”1″]
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka folur sot në Ora News duke thënë se vendi po shkon drejt përplasjes pas krizës politike.
Fjalët e Manjanit:
Është situatë katastrofike anormale. Vendi po shkon drejt përplasjeve, është një gjë që ata që po e kurdisin po bëjnë një gabim shumë të madh. Tashmë jemi në krizë politike dhe kjo po pranohet. Ligjërisht afati për regjistrim në zgjedhje kishte mbaruar në orën 12 të datës 28. Dikush duhet ta çojë në kolegj të bëjë interpretim. Mendoj se duhet trajtuar politikisht me përgjegjshmëri. Nuk e di se çfarë duhet të ndodhë që vendi të shkojë drejt përplasejs. Ka pasur sjellje arrogante dhe e pavend, pushtetin politik të së mjtës nuk e rrezikon askush, kur i fiton zgedhjet pse duhet të jesh arrogant. Sa më shpejt të ulemi në tryezë aq më shpejt do të kemi zgjidhje.
Janë shqiptarë edhe ata (të djathtët), nuk janë serbë, kanë qeverisur këtë vend. Shtyrja e negociatave e bën gjithmonë e më të vëshitirë. Nuk ishte zgjedhje legjitme kërkesa për qeveri teknike, por çuarja drejt ekstremit është përgjegjësi politike.
Është një situatë e paprecedentë, i takon shtetit që të bëjë zgjidhjen.
Zgjedhje pa opozitë nuk ka, mund të ketë votime si në 1991 kur ishte PPSH, po erdhën zgjdhjet e 1992. Kemi precedentë të së shkuarës dhe nuk po mësojmë nga gabimet. Dashuriçkat e PS dhe PD në kurriz të kushtetutës kanë këtë pasojë. Diplomatët janë rrogëtarë të vendeve nga vijnë. Nuk bëjnë mirë që pozicionohen.
Padiskutim që ka zgjidhje, është politike, nuk vjen me Facebook, as me komunikime bajate. Zgjidhet me përgjegjshmëri dhe mos të ngrihen deri në zgjedhje.
Listat janë të gjitha të paligjshme. Zgjedhjet i ka të fituara