Loading...

Vlorë/ Digjen 3 makina, dyshohet zjarrëvënie e qëllimshme

Në lagjen ‘’24 Maji’’ në qytetin e Vlorës  rreth orës 01:45 janë djegur 3 makina dhe dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.

Një makinë tip BMW dhe një Benz janë të pronësi të shtetasit Ermelind Abazi. Mjetet kanë qenë të parkuara pranë njëra-tjetrës. Ndërsa makina e tretë është djegur në fshatin Bishan në pronësi të shtetasit Klement Trokaj. Makina ka marrë flakë në ecje e sipër.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkaqeve të djegies së mjetit.

Informacioni paraprak

Më datë 14.04.2018, rreth orës 02:00, në lagjen “1 Maji”, janë djegur mjetet tip ”Benz”, dhe ”BMW”, në pronësi të shtetasit E.A..

Dyshohet se zjarrëvenia është e qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ ëve.


Më datë 14.04.2018, rreth orës 00:40 në fshatin Bishan, Vlorë, është djegur plotësisht mjeti tip ”Volkswagen”, në pronësi të shtetasit K.T., banues në Kafaraj, Fier.

Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com