Loading...

Vritet shqiptari në Kolumbi (emri , foto)

Gazetari Artan Hoxha, ka publikuar në profilin e tij në facebook detaje mbi vrasjen e një shqiptari në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota. Sipas tij, një tjetër shqiptar ka humbur jetën në Amerikën e Jugut. Ai numëron vrasjet në Ekuador dhe atentatet ndaj shqiptarëve, të cilat tashmë janë zhvendosur edhe në Kolumbi.

“Pas vrasjeve te vitit te kaluar dhe 4 atentateve ku viktima ishin shqiptaret ne Guayaquil te Ekuatorit, kete radhe ngjarjet jane zhvendosur ne Kolumbi, vendi nga ku u nis kontenieri me 613 kg kokaine i kapur ne Maminas nje muaj e gjysmë më parë. Kete radhë viktima eshte shqiptari nga Borshi i Sarandes, Adriatik Lagji, i ekzekutuar ne kryeqytetin e Kolumbise, Bogota. Policia shqiptare po kerkon informacion nga koleget kolumbiane nese kjo ngjarje ka lidhje me narkotrafikun dhe perfshirjen e shqiptareve ne trafikun e kokaines. Lagji kishte kohe qe jetonte ne kryeqytetin kolumbian Bogota. Dyshimet e policise jane se kjo vrasje ka te beje me luften per territor te grupeve kriminale shqiptare te perfshira ne trafikun e kokaines nga Amerika e Jugut drejt Europes”,-shkruan Hoxha.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com