[sgmb id=”1″]
Ishte një nga konkurrentët më të fortë brenda shtëpisë së “Big Brother”, madje për shumëkënd mund të ishte edhe fituesi i këtij edicioni të nëntë.
Por, brenda një jave gjithçka u kthye përmbys për Damianon, i cili të shtunën që lamë pas u skualifikua nga loja.
Një video e publikuar nga miqtë e tij më të afërt, e më pas shkëmbimi i mesazheve private me Vesel Kurtishajn u bërë shkak i këtij eliminimi, për të cilin “Big Brother” tha se ishte thyerje e patolerueshme rregullash.
Por pse e tradhtuan shokët e tij më të afërt Damianon, duke i publikuar ato që e penalizuan atë?
Vetë ish-konkurrenti i “Big Brother” ka sqaruar të vërtetën. Në një status në Facebook, Damiano shpjegon gjithçka për këtë “tradhti”.
“Do doja të ndaja një sqarim me ju miq.
Nuk ka patur asnjë “shitje” nga ana e miqve të mi, as nga e ashtuquajtura “e dashura ime”. Besoj se kush ka logjik e kupton situatën. U krijua përshtypja sikur Vesel Kurtishaj më kishte instruktuar mua, por në fakt, ajo që keni parë dhe lexuar ka ndodhur spontanisht në izolim.
Unë isha si një i etur për një “pik” ujë në shkretëtirë ato ditë në izolim. Duke ditur që nuk e dija se çfarë do ndodhte me mua në izolim, unë duhet të lajmëroja miqtë e mi, familjen time që isha mirë. Dhe kushdo në vendin tim do vepronte ashtu.
Megjithatë unë kam karakter të mbaj përgjegjësitë e mia. Por ju lutem, nëse më keni njohur për djal të fortë, të drejtë, e sinqertë, në asnjë minutë nuk duhet të dyshoni për miqtë e mi.
Vetëm dashuri dhe lumuturi ju uroj, secilit prej jush që më ka mbështetur. ❤❤❤”, shkruan Damiano në Instagram.