Kthimi nga dasma u kthye në mort. Fisnik Murataj, Agustin Murataj si dhe shtetasja franceze, Nazia Aham, ishin duke u kthyer nga dasma e vëllait të Fisnikut, kur makina tip ”Suzuk”, përfundoi në kanal mëngjesin e 9 prillit.
4 ditë pas ngjarjes tragjiike, policia e Fierit ka zbardhur shkakun e aksidentit në aksin Levan-Tepelenë. Drejtuesi i mjetit ishte përgjumësh dhe po udhëtonte me 150 km në orë. Ky është shkaku i ngjarjes së rëndë, sipas ekspertizës së grupit hetimor.
Një shpejtësi shumë e madhe në një rrugë që lejohet vetëm me 80 km në orë nuk i ka dhënë mundësi shoferit të kontrollojë drejtimin duke u zhvendosur atë disa metra larg nga rruga kryesore.
Në timon të fuoristradës “Suzuk” ishte njëri nga viktimat, Fisnik Murataj. Kurse dy të tjerët, kushëriri Agustin Murataj dhe e fejuara e Fisnikut, francezja Nazia Aham ishin pasagjerë që sipas dyshimeve të policisë kanë qenë në gjumë. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Varibop në rrugën drejt Levanit.
Të afërmit treguan më pas se tre të rinjtë kteheshin nga dasma dhe do të udhëtonin drejt Greqisë. Dy kushërinjtë u përcollën në banesën e fundit nga familjarët e tyre në Kutë, kurse prindërit e vajzës në Francë kërkuan që ceremonia e saj mortore të bëhej në vendin e tyre.