Loading...

Rama u jep lajmin qytetarëve: 13 shërbime të reja në ‘e-albania’, jo korrupsion e radhë të kota

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar të gjithë qytetarët se janë krijuar 13 shërbime të reja elektronike me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në portalin 3-Albania.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Rama shkruan se vazhdon lehtësimi i shërbimeve dhe ulja sistematike e ndërveprimeve direke me administratën. Sipas tij, kjo redukton mundësitë për korrupsion, radhët e kota dhe humbjet e kohës.

“Çdo ditë një hap në rrugën për ‘SHQIPERINE QE DUAM’. Vazhdojmë lehtësimin e shërbimeve dhe uljen sistematike të ndërveprimeve direkte me administratën, duke reduktuar vijimësisht mundësitë për korrupsion, radhat e kota dhe humbjet e kohës.

Sapo u publikuan në portalin e-Albania 13 shërbime të reja elektronike me pagesë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve” shkruan Rama.

Nëpërmjet këtyre shërbimeve, bizneset mund të paguajnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celulari, një sërë detyrimesh tatimore:

  1. Tatim mbi të Ardhurat Personale të Biznesit të Vogël

  2. Tatim i Lojërave të Fatit

  3. Tatim mbi të Ardhurat nga Punësimi

  4. Tatim i Mbajtur në Burim

  5. Tatim mbi Vlerën e Shtuar

  6. Tatim i Thjeshtuar mbi Fitimin

  7. Tatim Fitimi

  8. Tatim mbi të Ardhurat Personale

  9. Taksat Kombëtare

  10. Tarifat Kombëtare

  11. Renta minerare

  12. Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

  13. Detyrime globale/Penalitetet”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com