[sgmb id=”1″]
Që jeta të lulëzojë në mes të shkretëtirës nuk është një detyrë e lehtë.
Por një kompani në Emiratet e Bashkuara Arabe ka një plan të çuditshëm për të ofruar ujë të pijshëm për miliona njerëz.
Kompania ka në plan që të shkëpusë ajsbergë nga Antarktida dhe t’i tërheqë ata deri në gjirin e bregdetit në mënyrë që të prodhohen miliarda galonë ujë të freskët.
Kompania e Abu Dabit “National Advisor Bureau” ka në plan të shkepusë blloqe masive akulli nga Ishulli Heard, rreth 1000km larg bregdetit të Antarktidës.
Një ajsberg do të mund të ofronte mjaftueshëm ujë për një milion njerëz gjatë pesë viteve, sipas kompanisë.
Dhe plani i kompanisë pritet të zbatohet në fillim të vitit 2018.