Loading...

Ëmbëlsira mahnitëse e fëmijërisë – Trishka me sherbet

Një traditë e hershme e recetave të ëmbla të kuzhinës shqiptare që padyshim lidhet me kujtimet e fëmijërive, pasi është një nga gatimet që nënat e gatuanin shpesh në raste festash e gëzimesh familjare.

Pavarësisht recetave të ndryshme të ëmbëlsirave sot, trishka ose e njohur ndryshe si keku me sherbet ka një ëmbëlsi të butë unike që të përfshin tërësisht me shijen e saj.

Përgatitet shumë thjeshtë dhe me pak përbërës por shija e saj të kënaq nepsin dhe oreksin me ëmbëlsinë e saj fantastike.

Më poshtë do te gjeni recetën e vjetër të përgatitjes së trishkës apo kekut me sherbet
Përgatitja e Trishkës Krejt Lehtë në Shtëpi
Përbërësit
300 gr miell

4-5 kokrra vezë të freskëta

100 gr sheqer

100 gr gjalpë i freskët

Një filxhan çaji kos

Gjysmë luge kafeje me sodë buke

Lëkurë e grirë portokalli ose limoni

Bajame
Për sherbetin
600 ml ujë

800 gr sheqer
Përgatitja
Si fillim, në një tas të thellë rrahim vezët bashkë me sheqerin, derisa ky i fundit të shkrijë.

Më pas shtojmë gjalpin, i përziejmë derisa masa të njëtrajtësohet.

Në vijim, ju udhëzojm të shtoni kosin, sodën, më pas miellin dhe lëkurat e grira të portokallit apo limonit dhe t’i përzieni që të gjitha bashkë.

Pasi masa është bërë homogjene e vendosim në një tavë të lyer me gjalpë të tretur, sipër i vendosim disa thelpinj bajamesh.

Më pas e fusim të piqet në furrë të parangrohur në 180 gradë. E lëmë të piqet derisa sipërfaqja të bëhet e kuqërremtë, fikim sobën dhe lëmë kekun derisa të ftohet.

Ndërkohë përgatisim sherbetin. Hedhim në një tenxhere ujin dhe sheqerin dhe e lëmë rreth 15 minuta derisa të krijohet një shurup i plotë.

Pasi keku të jetë ftohur i hedhim sipër sherbetin e nxehtë dhe e lëmë derisa ëmbëlsira ta përthithë atë tërësisht. Shërbehet pasi të jetë ftohur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com