Loading...

Administratori i Albpetrol tenton t’i japë vendburimet e naftës vëllait të tij

Përmes një urdhëri që mban firmën e Damian Gjiknurit, Albpetrol u autorizua të ndjekë procedurat për të lidhur marrëveshje të reja për tre vendburime të naftës.

Dokumenti saktëson se kompanitë e interesuara për të marrë në dorëzim vendburimet e naftës në Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë kanë afat për të aplikuar pranë Albpetrol deri në 31 mars të këtij viti.

Sipas njoftimit të ministrisë aplikimet do të kalojnë në lupën e një grupi të posaçëm negociatorësh që do të ngrejë kompania Albpetrol, me përfaqësues të ministrisë së Energjisë.

Burime për TPZ.al nga Albpetrol bëjnë me dije se më datë 31/03/2018, disa shoqëri të ndryshme në fushën e kërkimit, kanë marrë pjesë në tenderin e organizuar nga Albpetrol, duke dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm dhe ofertat përkatëse, për të lidhur marrëveshje hidrokarbure në lidhje me vendburimet e mësipërme.

Të bie në sy fakti se pjesëmarrës në këtë garë janë edhe shoqëri, të cilat kanë aktualisht detyrime ndaj shoqërisë Albpetrol.

Një nga kompanitë problematike që ka marrë pjesë këtë herë në tender është TRANS OIL GROUP. Ajo aktualisht është debitore ndaj Albpetrol dhe burime të Tpz.al bëjnë me dije se dhe AKBN pak kohë më parë i ka nisur shkresë për prishje kontrate.

Kjo përveçse është paradoksale, krijon një precedent të rrezikshëm në pasigurinë e marrëveshjeve hidrokarbure mes shoqërive të huaja dhe shtetit shqiptar.

Më herët Shoqëria Albpetrol prishi marrëveshjen hidrokarbure në mënyrë të njëanshme, me shoqërinë Transatlantik Albania ltd, për vendburimet e naftës Gorisht-Kocul dhe Cakran-Mollaj dhe me shoqërinë Phoenix për vendburimin e naftës Amonicë, para përfundimit të afatit, pasi këto shoqëri nuk kishin shlyer detyrimet ndaj Albpetrol për një kohë të gjatë.

Madje shoqëria Transatlantik Albania ltd është në arbitrazh me Albpetrol për prishjen para kohe të marrëveshjes hidrokarbure.

Një fitues tjetër me rekorde negative në tenderin e ri do të përbënte një rrezik me pasoja tepër të rënda për financat e shtetit dhe për më tepër shpallja e një fituesi problematik do të përligjte të gjitha pretendimet e ngritura nga shoqëria Transatlantik Albania ltd në arbitrazh.

Por ajo që bën skandalin më të madh dhe shkelje të hapur është fakti se  shoqëria TRANS OIL GROUP  është në konflikt interesi të hapur për pjesëmarrjen në këtë garë, pasi vëllai i Administratorit të Albpetrol, z. Kastriot Bejtaj, është drejtor në shoqërinë TRANS OIL GROUP, i cili quhet Edmond Bejtaj.

TRANS OIL GROUP përfaqësohet në Shqipëri me kompaninë VISOKA Oil. Në profilin e facebook të Edmond Bejtaj, shihet që ai punon në kompaninë VISOKA Oil.

Burime Tpz.al bëjnë me dije se ky informacion i ka shkuar dhe ministrit Gjiknuri, i cili nuk ka marrë ende një vendim nëse do të pranojë ose jo korrupsionin, abuzimin dhe nepotizmin me naftën shqiptare.TPZ.AL

Më poshtë profili i Edmond Bejtaj:

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com