Nga perandori ilir te kozmonauti sovjetik Juri Gagarin që bëhet njeriu i parë në hapësirë e deri te dënimi i Klinton
467 – Anthemius (Anthemi) vjen në krye të Perandorisë Romake të Perëndimit. Ai i përkiste familjes fisnike ilire Prokopia, nga e cila kishin dalë disa oficerë të lartë, si civilë dhe ushtarakë. Gjyshi i Anthemit, ishte nip i Konstandinit të madh.
1484 – Lindi Antonio da Sangallo i Riu, arkitekti italian, që projektoi Pallatin Apostolik dhe Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë, (vdiq më 1546)
1654 – Londër. Shpallet Bashkimi i Anglisë dhe Skocisë, Mbretëria e Bashkuar miratohet nga Këshilli i Shtetit.
1857 – Në Francë, Gustave Flaubert boton romanin “Madame Bovary”, rrëfim klasik i dashurisë dhe ndëshkimit; portret i gruas dhe tradhëtisë bashkëshortore. Libri u kritikua dhe u ndalua për një periudhë.
1919 – Parlamenti britanik miraton javën 48-orëshe të punës, si dhe pagën minimale (paga më e ulët e lejueshme).
1931 – Votuesit spanjollë refuzojë monarkinë – duke shkaktuar përçarje, të cilat çuan në Luftën e Madhe Civile.
1935 – Radio. Transmetohet për herë të parë programi “Hit Parade” me këngët më mira.
1945 – Vdiq Franklin Roosevelt (63 vjeç). Rusvelti (me këmbë të paralizuara nga poliomeliti) u zgjodh president në nëntor të vitit 1932,
Ai është presidenti i vetëm amerikan, i zgjedhur për katër mandate. Pas tij, Kongresi miratoi ligjin; një president mund të zgjidhje për jo më shumë se dy mandate.
1961 – Kozmonauti sovjetik Juri Gagarin bëhet njeriu i parë në hapësirë dhe njeriu i parë në orbitën e tokës në një anije hapësinore.
1999 – SHBA, Arkansas – gjykatësja federale Susan Webber Wright gjen fajtor presidentin Klinton për shpërfillje të gjykatës pasi kishte gënjyer në lidhje me marrëdhëniet e tij me praktikanten e Shtëpisë së Bardhë, Monika Lewinsky.