Loading...

Ate nate, naten e Pashkes, i thashe” mos u mbaro” nates. I thashe nates “qofsh e gjate”, sa netet e vitit bashke. Vargje nga Lefter Cipa

Nata e Pashkes

Ate nate, naten e Pashkes,
i thashe” mos u mbaro” nates.
I thashe nates “qofsh e gjate”,
sa netet e vitit bashke.
Gjithe engjejt poshte zbrisnin,
me gjuhen e tyre flisnin.

Une dhe ti, moj mesperdredhur,
c’nate pashke kishim zgjedhur.
Ishte Pashke e s’kish te fjetur,
kish te lozur dhe te qeshur.
Me trendafili te veshur,
jashte kishe kishim mbetur.

Ty vertet si Shen Meria,
te kish hipur bukuria.
Une, si kapedan i dukur,
beja lufte duke te puthur.
Tek te puthja-pelcit gjaku,
Per Pashke celte zambaku.

Ketej gaz e andej drite
Ti si nje kryq i florinjte,
mbi gjoks tim ishe leshuar,
porsi pak uje ne duar.
Dhe te derdhte dufe shpirti
ndizje cdo flake qiriri.

Ja nje fryme-ere e nates,
tundi kembanat e Pashkes.
Qielli siper i zgjuar,
ne me kryqin tone ne duar.
Atij kryqi se c’iu falem,
Sa trendafilat u hapen.

Nga libri “Princi i dashurise”

Lefter Cipa

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com