Loading...

Transparencë … Nga Genc Demiraj

Nga Genc Demiraj

Transparencë…

Besoj se kushdo do ta ketë dëgjuar atë historinë e mbretit lakuriq. Mbretit, që më shumë nga injoranca dhe trendy, kërkoi ti qepeshin një palë rroba transparente dhe të veçanta që të mos i kish njeri jo vetëm në mbretërinë e tij por as nga mbretëritë e tjera. I desh të tejdukshme si ajri, si qelqi, si uji…pra transparente.
Ishte i dashuruar, i madhi mbret, me këtë fjalë sa s’gjente derman pa e praktikuar më parë tek vetja, të veçantën dhe pastërtinë e transparencës… Dhe historia pastaj vazhdoj siç ju dhe unë e dimë…që mbretit, bënë sikur i qepën një palë rroba transparente dhe bënë sikur ja veshën duke e lënë transparent…pra gollomesh.
Ështe e hatashme fjala transparencë edhe sot, megjithëse përdoret për kuptime të tjera por ama kur përdoret vetvetiu mendja të vete tek historia e mbretit. Si pakuptuar sapo e dëgjojmë këtë fjalë të artikuluar bukur dhe prerë nga burrat apo gratë e sotme te shtetit dhe politikës, imagjinata jonë fillon dhe vërtitet rreth historisë së mbretit. E imagjinojmë përshembull, kryetarin e opozitës, kur transparencën kërkon, njëlloj si mbretin e përalles… lakuriq mbi foltore duke u tundur i gjithi plot nerv…Po kështu e imagjinojmë edhe kryeministrin duke na “sfiluar”para nesh jo vetëm transparencën e tij por edhe të qeverisë me ministra dhe ministre gjithë nur. Ja vlen të humbasësh pak kohë më tepër para ekranit e të shikosh me sytë e mendjes “tejdukshmërinë” HD të lakuriqësisë së pastër të vipave të politikës. Ja vlen për të gjithë, dhe të mahnisin me perfeksionin e linjave dhe pandotësine e tyre. Dhe kjo, falë vetëm transparencës dhe imagjinatës njerëzore. Janë vënë në garë dhe pothuajse është kthyer në modë nga i gjithë shteti, qënia transparent para popullit. U është bërë fiksim të gjithëve se duke qenë lakuriq, pra transparent, je i pastër, i ndershëm dhe me moral të lartë, para atyre që të kanë zgjedhur…ne rast të kundërt je i papastër, i pandershëm dhe i padenjë…!
…Eh çtë bënë transparenca…por më shumë se ajo, fajin na e ka imagjinata jonë dhe historia e mbretit lakuriq.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com