Loading...

Klodiana Shala thirrje sportistëve të rinj: Ikni nga Shqipëria

Atletja Klodiana Shala dhe Luiza Gega, të ftuara në “Pasdite në Top Channel”, rrëfyen miqësinë dhjetë vjeçare, sakrificat, punën, përpjekjet për të arritur medaljet. Luiza tregoi se e ka pasur idhull Klodin në fillimet e saj dhe sa shumë e ka ndihmuar kjo e fundit në punën e saj.

Dy miket rekordmene tregojnë problemet që kanë hasur, reagimin e autoriteteve, rastet kur janë ndjerë krenare për njëra-tjetrën dhe sa e vështirë është të mbijetosh në këto kushte në Shqipëri, kur ofertat nga jashtë janë të majme dhe joshëse.

Në fund të intervistës, Klodiana Shala dha edhe një mesazh, duke i bërë thirrje sportistëve shqiptarë që të largohen jashtë vendit.

”Sportistët profesionistë të ikin sa më parë nga Shqipëria për t’u stërvitur jashtë. Ne nuk duhet t’i shajmë ata sepse bëjnë sakrifica duhet të shkojnë në vendet ku e meritojnë”, tha Klodiana Shala.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com