Loading...

“Ti s’do më lësh kurrë vetëm…”, dedikimi i motrës për 28-vjeçarin

Mario Majollari ra viktimë e gjakmarrjes në moshën 28-vjeçare. Ai u vra pak metra larg pallatit ku banonte me nënën dhe motrën e tij.

Ajo humbi një natë më parë vëllain e saj të madh, personin të cilin në ditëlindjen e tij të 27-të e quante anën e kundërt të saj, por që i bashkonte mënyra si ndjenin, si vuanin dhe një dëshirë e përbashkët. Ajo ishte e bindur që pavarësisht të gjithave, ai nuk do ta linte kurrë vetëm.

Në një postim në rrjetet sociale, të bërë më 16 Korrik të vitit 2017, motra e Marios, i cili në atë datë festonte ditëlindjen do të shkruante:

”Ne jemi si nata me ditën, dielli me hënën, veriu me jugun, çdo gjë e kundërt që ekziston. Por të dy ndjejmë njësoj, të dy vuajmë njësoj, edhe pse kurrë nuk e themi, të dy kemi të njëjtën dëshirë, edhe pse e dimë që kurrë s’do realizohet. Asgjë s’ka qenë kurrë e lehtë për ne të dy, por ja dolëm, sepse kemi njeri-tjetrin. Sado që më streson kur më thua sa lopë jam, apo sa këmbështrembëse jam, apo sa e shëmtuar që jam, un e di që sado e keqe të jem, ti do jesh gjithmonë mbështetja ime. E di që edhe kur të shurdhoj me talentin tim si këngëtare, edhe kur te ti vesh bluzët e tua fshehtas, edhe kur ta bej nusen tate bredharake si vetja, un do jem gjithmonë motra jote e vogël dhe ti s’do me lesh kurrë vetëm. U bëfsh 100 vjeç gjysma shpirtit tim, Zoti më ka dhënë gjithçka tek ty. Të dua shumë, më mungon pafund”,-shkruante në atë kohë motra e vogël e 28-vjeçarit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com