Loading...

Zhduket një nga njerëzit më të pasur të botës, ja ku u pa për herë të fundit

Është zhdukur pa lënë gjurmë një nga njerëzit më të pasur të Gjermanisë. Sipas mediave, ai ka humbur teksa kishte shkuar për ski në malin Matterhorn, në Alpet Zviceriane, fundjavën e kaluar.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë Karl-Erivan Haub, trashëgimtar i një zinxhiri supermarketesh Tengelmann.

Një zëdhënës i Tengelmann konfirmoi të mërkurën se kanë nisur kërkimet, për zhdukjen e tij.

58-vjeçari zotëron marka të ndryshme  të supermarkeve në Gjermani dhe Evropën Qendrore.

Në një letër të botuar në gazetën gjermane Handelsblatt, vëllai i tij, Christian Haub, tha se ai ishte një skiator dhe alpinist me përvojë.

Ai tha se ende shpresonte që vëllai i tij do të gjendet, por familja Haub, një nga më të pasurat e Gjermanisë, ishte “përgatitur” për lajme të këqija

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com