Një ekip shkencëtarësh ka rritur embrione brenda një deleje që përmban qeliza burimore njerëzore, duke shkuar një hap më afër zhvillimit të organeve njerëzore brenda kafshëve, paçka se kjo ka shkaktuar shqetësime etike.
Zbulimi shkencor potencialisht mund të shpëtojë jetën e mijëra njerëzve që janë në nevojë të madhe për transplantet organeve vitale.
Ndërsa shumë pacientë vdesin pa arritur ende në radhën e transplantimit, organet e rritura brenda një deleje, si një pankreas, jo vetëm që mund të shpëtojnë një jetë, por edhe të kurojnë një sëmundje kronike të tillë të Diabetit të Tipit 1, thonë studiuesit.
Këtë javë, ekipi nga Stanford University ishte në gjendje të rriste një embrion të injektuar me qeliza burimore të njeriut të rritur për 28 ditë, duke përfshirë 21 ditë brenda një deleje, njoftoi në një takim të Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencave në Austin të Teksasit , raporton Guardian. Eksperimenti duhej të ndërpritet, pasi ligji ndalon zhvillimin e embrioneve ndër-specie, të quajtura “chimera”, për më shumë se 28 ditë.
Hulumtuesit kishin krijuar tashmë hibridin e parë “derr-njeri”.
Megjithatë, dallimi kryesor është se kësaj here ata arritën një raport dhjetë herë më të lartë të qelizave të njeriut tek qelizat e kafshëve në një embrion, i cili është një qelizë njerëzore në rreth 10,000 qeliza delesh, sipas Dr Pablo Ross nga Universiteti i Kalifornisë.
Për të krijuar një embrion pjesërisht të njeriut, një pjesë-kafshë, studiuesit përdorin një teknikë të redaktimit të gjeneve. Së pari, ata i fshinë gjenet e nevojshme për zhvillimin e një organi të caktuar në një embrion të kafshëve, pastaj ata injektojnë qelizat burimore njerëzore, të cilat mund të bëhen qeliza trupi duke mbushur kështu boshllëkun.
Në vitin 2010, shkencëtarët japonezë ishin të parët që përdorën këtë metodë për të krijuar një mi dhe një mi “chimera”, për të formuar një pankreas të zhdukur.
Vitin e kaluar, i njëjti ekip që po punon tani për një embrion të deleve, njoftoi se kishte arritur në pjesën më të madhe shërimin e diabetit tek minjtë pas transplantimit të pankreasit.