Komisioni i Ligjeve është përfshirë nga debate të ashpra mes deputetit të LSI-së, Nasip Naço dhe socialistit Alket Hyseni, i akuzar nga opozita lidhur me tjetërsimin e pronave në Sarandë.
Ka nisur mbledhja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Në sallën ku miratohen procesverbalet, diskutohet dhe vendoset mbi projektligje të rëndësishme, momentalisht mbizotëron mazhoranca.
Në Komision është vënë re mungesa e deputetëve të PD, ndërsa ato të LSI kanë qënë pjesëmarrës.
Aktualisht po zhvillohet një seancë dëgjimore me zv/kryeministren Senida Mesi dhe të ftuar nga Departamenti i Adminsitratës Publike, ku po shqyrtohet Raporti Vjetor i veprimtarise se Administrates Publike për vitin 2017.
Në Komision ka pasur debat, Alket Hyseni përplaset me të vetmin opozitar në sallë, Nasip Naçon. Është diskutuar për raportin e DAP-it, Naço pyet për policinë gri që Rama përmendte në fushatë dhe se çfarë u bë me të, ndërsa Hyseni i ka cilësuar pyetjet e Naços si katunare dhe replikat mes tyre kanë vazhduar.