Vetëm pak orë pas gjetjes së një mjeti tip Benz në fshatin Gramëz të Krujës, policia ka dhënë detaje të reja që mund të çojnë në zbulimin e autorëve që e kanë përdorur.
Sipas informacioneve më të fundit mësohet se dy ditë më parë, në Komisariatin e Policisë Lushnje ka bërë kallëzim shtetasi A.T. për vjedhjen e automjetit të tij, tip Benz me targa AA 399 DG. Pikërisht ky mjet për të cilin policia ka dyshime të forta se është përdorur për tu larguar nga vendngjarja ekzekutorët e Mario Majollarit natën e mbrëmshme në Tiranë është gjetur mëngjesin e sotëm i djegur plotësisht.
Informacion paraprak:
Më datë 11.04.2018, Salla Operative Krujë është njoftuar se në fshatin Gramëz, Krujë, është djegur plotësisht nje mjet tip Benz C-Klas, me portbagazh me targa AA 399 DG.
Nga veprimet paraprake hetimore ka rezultuar se më datë 09.04.2018 në Komisariatin e Policisë Lushnje ka bërë kallëzim shtetasi A.T. se i kanë vjedhur mjetin tip Benz me targa AA 399 DG. Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tv klan