Pas ngjarjes së rëndë ë u shënua mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë 28 vjeçari Marjo Majollari, Policia e Shtetit ka shoqëruar shumë persona që dyshohet se mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.
Ndërkaq, është përvijuar se pista e mundshme për vrasjen e të riut, Majollari, të jetë hakmarrja, pasi babai i tij ka vrarë 18 vite më parë dy persona në rrugën e Dajtit dhe tashmë është në burg, ku po vuan dënimin e burgosjes përjetë për këtë krim që ka kryer.
Ndërkohë, policia mësohet se ka shkuar edhe në shtëpitë e personave që dikur janë vrarë nga i ati i Majollarit dhe po merr ata në pyetje. Ndërkohë, nuk është gjetur në shtëpi vëllai i Ilir Gjyzit, njërit nga viktimat e krimit të kryer nga babai i 28 vjeçarit.
Polica dyshon se Kastriot Gjyzi mund të këtë lidhje me vrasjen e të riut.
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në D.V.P. Tiranë, bënë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar:
Kastriot Gjuzi, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
Ky person dyshohet se rreth orës 20:25, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, për motive hakmarrjeje ka vrarë me armë zjarri shtetasin Mario Majollarin, 28 vjeç.
Vijon puna intensive për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për akuzat e “Vrasjes për gjakmarrje”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit Kastriot Gjuzit.