Një tërmet prej 3.4 ballë, me thellësi 5 km nën tokë është regjistruar në orën 2:00 me epiqendër në komunën Piave Torina në provincën e Maceratës.
Një tjetër natë e frikshme për banorët e këtij territori që kanë ende të hapura plagët e tërmetit të tmerrrshëm të 24 gushtit 2016.
Insitutiti kombëtar i sizmologjisë informon se ky tërmet është shoqëruar dhe me 3 lëkundje të tjera të shkallës 2 deri në 2.9 ballë.
Për fat nuk ka të plagosur. Kryetari i bashkisë së komunave të këtij territori si dhe një grup ekspertësh të mbrojtjes civiile po kryejnë verifikimet e rastit. Kryetari i bashkisë së Pieve Torina , Alessandro Gentilucci informon se në këtë qytezë 6 familje janë evakuar për shkak të dëmeve në banesat e tyre e mjaft ndërtesa kanë pësuar dëme të shumta gjatë tërmeteve të dy ditëve të fundit.