Një avion ushtarak serb është rrëzuar në verilindje të Beogradit, pranë qytetit Kovaçicës në Serbi.
Lajmi konfirmohet dhe nga vetë ministria e Mbrojtjes e Serbisë.
Dy pilotët kanë arritur të dalin para se avioni të ushtarak i tipit
Super Galeb (SOKO G-4 të rrëzohej por njëri prej tyre ka humbur jetën.
Viktima ishte pilot i Qendrës për testime fluturuese ndërkohë i plagosuri është dërguar për trajtim në Akademinë Ushtarake Mjekësore.
Është hapur një hetim lidhur me këtë incident.