Të shumta në numër atentatet me armë zjarri. Ai i ndodhuri mbrëmë në Kinostudio ku u ekzekutua me tre plumba Marjo Majollari, djali i Avni Majollarit i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të dyfishtë, ka të përbashkët me shumë raste të tjera mënyrën se si autorët zgjedhin të zhdukin gjurmët.
Për të arritur tek viktimat e tyre killerat përdorin mjete të vjedhura, të cilat i djegin pasi kryejnë krimet. Edhe pas atentatit të mbrëmshëm kështu ndodhi. Një ditë pas krimit, policia gjen mjetin e djegur. Skema është e qartë, vrasësit dinë si të arrinë tek viktimat e tyre.
“BalkanWeb” sjell në vëmendjen e publikut disa raste të ngjajshme kur pas atentateve, policia gjen automjetet të djegura dhe të braktisura, ndërsa në të shumtën e tyre autorët nuk janë identifikuar kurrë.
11 PRILL 2018
Një makinë u gjet e djegur ditën e sotme në fshatin Gramëz në Fushë-Krujë. Dyshohet se automjeti mund të jetë përdorur për vrasjen e 28-vjeçarit Mario Majollari, i ekzekutuar mbrëmë në Tiranë. Policia po kryen veprimet hetimore por nga informacionet e para mësohet se makina është djegur tërësisht.
10 PRILL 2017
Një atentat me armë zjarri u shënua në qytetin e Vlorës, ku u ekzekutua me 15 plumba Elidon Mehmeti rreth 35 vjeç. Ndërkohë që mëngjesin e 10 prillit është gjetur te “Ura e Mifolit”, në aksion nacional Fier¬-Vlorë. Mjeti dyshohet se i përket autorëve të atentatit të mbrëmshëm.
12 MAJ 2017
Gjendet i djegur në Kakome mjeti që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e atentatit ndaj Rudin Haxhiajt, pronar i një diskoje në Sarandë, i cili i shpëtoi dy ditë më parë 10 Maj 2017 atentatit të tetë.
01 TETOR 2017
Makina që dyshohet se u përdor në atentatin e Vlorës ndaj Ferdinand Llanajt dhe Dritan Begës u gjet e djegur në rrugën e fshatit Kafaraj në Fier. Sipas burimeve të policisë, në automjet është gjetur edhe kallashnikovi i përdorur në atentat. Policia thotë se mjeti u gjet poshtë një nënkalimi.
11 TETOR 2017
Një atentat i rëndë ishte edhe ai i ndodhur në qendër të qytetit të Lushnjës më 10 tetor 2017. Ndërsa një ditë më pas më 11 tetor u gjet një makinë e djegur në aksin rrugor Lushnjë –Berat, në afërsi të vendit të quajtur “Çukas”. Në atentat u vranë dy persona, Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha miq të Aldo Bares. Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe Xhuljo Shkurti nipi i kapos të bandës së Lushnjës Aldo Bare.
23 DHJETOR 2017
Një atentat me armë ka ndodhur mëngjesin ë 23 dhjetorit në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan. Autorët kanë qëlluar me armë nga makina e tyre tip “Benz” në drejtim të disa personave të tjerë që mësohet të jenë të fisit Çapja, e më pas kanë djegur makinat për të fshirë gjurmët. Sipas policisë autorët janë larguar në drejtim të lagjes “5 Maji” me një makinë tjetër, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
20 SHTATOR 2016
Mesditën e 20 shtatorit (ora 13:50), në aksin rrugor Fier – Seman, vritet Nelgert Pata. Person me precedent penal, ndërsa plagoset një tjëtër Pata u qëllua teksa udhëtonte në mjetin tip “Volksëagen” me targa AA 166 IY.Pak më vonë në fshatin Zhupan, Fier, në vëndin e quajtur “Mbikalimi” është gjetur duke u djegur mjeti tip “Benz” me portobagazh dhe brenda në mjet janë gjendur dy armë zjarri, që dyshohet të jetë e autorëve.
10 SHTATOR 2016
Një ditë pas vrasjes me armë zjarri të zyrtarit të OSHEE në Rrëshen, policia ka gjetur të djegur makinën (10/09/2016) e cila dyshohet të jetë përdoruar për t’u larguar nga autorët e vrasjes. Mjeti është gjetur në Vinjoll të Kurbinit, ndërsa autorët dyshohet se e kanë braktisur atë pasi janë ndjekur nga policia.