Loading...

I mbijetuari i kampit komunist rrënqeth tek Eni Vasili: Më rrahën sa humba ndjenjat se doja babain

Rrëfimi rrënqethës në studion e Eni Vasilit.

Në një kohë kur vijojnë debatet për kushtet në kampin e Tepelenës, vjen një rrëfim i pazakontë në emisionin ‘Studio e Hapur’ në “News24”. I mbijetuari nga ky kamp, Simon Mirakaj në një ballafaqim me të shkuarën flet për jetën në atë ‘strehë’, moshën kur u dërgua atje bashkë me nënën dhe vëllain dhe vuajtjet që ka kaluar atje.

JA INTERVISTA

Nuk është e thjeshtë ti rikthehesh këtyre kujtimeve. Dua ta shohim historinë tuaj në një këndvështrim të veçantë. Sa vjeç ishit kur u internuar dhe sa ishit kur mbërritët në kamp?
Kam shku 2 javësh. Jemi internu në 1945. Fillimisht jemi sistemu në kalanë e Beratit. Në 1949 na hoqën nga Berati dhe na sistemuan në ‘Toran’, na vendosën në stane bagëtish. Brenda 24 orëve kanë vdekur 30 fëmijë nga mungesa e ushqimit dhe mungesa e higjienës. Kjo situatë alarmoi ministrinë e Brendshme, dhe atëherë na hoqën nga kampi Toranit dhe na vendosën në kampin e Tepelenës. Në kampin e Tepelenës kam ndenjur nga mosha 4 vjeçare deri në moshën 8-vjeçare. Fëmija i regjistron ngjarjet dhe i mban mend të gjitha. Fëmijët janë engjëj dhe këta engjëj ishin të rrethuar me tela. E dhimbshme ishte për nanat të rritnin fëmijët mes telave. Kampi Tepelenës ishte i përbërë nga pleq, plaka, fëmijë”

E kuptonit çfarë po ndodhte dhe kur e kuptuat?
E kam kuptuar në klasë të I. Na u dha mundësia të shkojmë në shkollë, por e kishim të vështirë të ngjisnim kodrën për të vajtur në shkollë, se nuk ushqeheshim. Pasi mbaroi mësimi në klasë të parë, mësuesi më ndali dhe më tha ‘A e do babain’? Po e dua i thashë. Nxirre dorën më tha. E nxora dorën dhe me tehun e vizores më godiste në dorë. Ai më thoshte thuaj që nuk e dua babain dhe unë i thosha e dua. Kjo rrahje vazhdoi për orë të tëra. Kur mësuesi më liroi, rrugës për të shku në kamp mua më rat ë fikët dhemë kanë mbajtur motra me vëllain. Jam ba prind vonë dhe vonë e kam kuptu ndjesinë prindërore.

Cili është kujtimi juaj që u mundon? Cili është mesazhi?
këto ngjarje janë rrëfime që shkaktojnë emocione të forta, jo që të japim sadifaksion apo të maresh rolin e heroit. Rrëfimet tona kanë një rëndësi për mua, pasi përcjellin një mesazh. Mesazhi është që të dëgjohet dhe kjo histori mos të përsëritet më. Është e domosdoshme që të njohim të kaluarën që mos të përsëritet më kjo histori. Fëmijët tanë duhet të kenë një të ardhme më të sigurt. Nëse nuk e njohim sëmundjen, nuk mund ta kurojmë.

Flasim për errësirën në kampin e Tepelenës…
Ne ishim vendosur nëpër kazerma që kishin përdorur italianët. Një kazermë m und të ishte e gjatë 50-60 metra dhe brenda saj kishte 500-600 veta. Krevatet ishin marinarë dhe jo të ndarë. Fillonte dhe mbaronte afër fundit të murit. Gjatë natës, aty natë ishte gjithmonë, nuk ishte ditë nga dhimbja. Edhe sot kur i kthehem atyre faqeve të historisë, më duket sikur dëgjoj ato britma; o nënë dua bukë. Racioni ishte 400 gr për njeri. Por gjendjen më të rëndë e bënte sepse oborri ishte i minuar nga predhat që ranë mes luftës italo-greke. Të shtunat dhe të dielat që ktheheshim nga shkolla, mbasdite ose ditëve shkonim të mblidhnim predhat. Mirëpo ka pasur edhe tragjedi me këto predha, pasi nënat e shkreta mundoheshin të mbanin higjienën. Ka pasur edhe dizenteri. Kur vinin mjekët nga Himara, vinin me frikë se mos i favorizonte të internuarit me raport. Nga kjo punë e rëndë, nga mungesa e ushqimit, disa vajza kalonin në urë pasarelë, të hidheshin nga ura dhe t’i jepnin fund jetës. Këtë bisedë e dëgjon një vajzë më e madhe, iu flet këtyre më të voglave dhe ato e shmangën këtë tragjedi.
eni vasili studioe hapur
Ju e dini se ka debat për numrin e fëmijëve të vdekur në këtë kamp…
Duke qenë se ka kaluar shumë kohë, ne të mbijetuarit siç jam edhe unë, ka diskutime që thonë se kanë vdekur 300-400 fëmijë. Por janë vdekje brenda telave, e ke marrë nga fëmija padrejtësisht.
Çfarë kujtimesh keni me disa fëmijë që janë torturuar aty?
Ishin dy fëmijë rreth 7 vjeç në kamp, ata kalojnë telat barkas për të marrë ndonjë gorricë apo manaferrë. Ata duket se kishin gjetur diçka. I pa policia dhe i kapi. I lidhi për shtylle të dy fëmijët dhe i mbajti gjithë natën deri në mëngjes. Ata qanin të dy, pasi i vendosën afër çezmës. Ata bërtisnin me të madhe; o nënë po na hajnë shtrigat. Ndërkohë një nënë tjetër që i humbi fëmija në kamp, s’kishte arkivol ku ta fuste. Nëna ime shqepi djepin tim. Vdekje ka dhe do të ketë, por kur vdekjet janë të imponuara.

Një faqe gazete ishte hapësira që ju takonte për të fjetur…
Po ishte e vërtetë. Në atë hapësirë ashtu ishte. Skishte mundësi që të rrotulloheshe shumë

Në çfarë ore ju bëhej apeli?
Nuk kishte rregull. Puna ishte se si të torturonin. Apeli nuk kishte orar të caktuar. Një gruaje i kishin vdekur dy fëmijët. Por kishte raste që vdisnin dy të moshuar. Dhe kryefamiljari nuk tregonte se donte të merrte racione buke. Ai e mbante aty sa të merrte racionin më pas denonconte. Gruas i kishin vdekur dy fëmijët. Ajo duhet të zbriste bashkë me ta. I thotë kësaj gruas; ku i ke fëmijët? Ajo i shprehet; i kam në gjumë. Kur zbulohen ata, sheh që dy fëmijët ishin të vdekur.

A keni pyetur ndonjë prej policëve të kampit se pse silleshin ashtu? A i keni pyetur ju sot?
Kam pyetur dhe se di se si ka mundësi që njeriu mund të ketë kënaqësi kur sheh fëmijë duke vuajtur. Them se ata nuk kanë gjë të përbashkët me njeriun përveç paraqitjes fizike. Ska mundësi. Janë njerëz që duhet t’ju bëhet AND para se t’ju japësh një pozicion.

Jeni në dijeni të debatit për kampin e Tepelenës….Flitet për një dokument ku fëmijët shkonin në shkollë…
Po i kam dëgjuar. Fakti është se ne fëmijëve na u dha mundësi për të shkuar në shkollë. Merrnim pak frymë jashtë atyre telave. Kur ngjiteshim kodrës kishte edhe njerëz me bonsens, ose të jepnin një copë bukë. E tmerrshme ishte kur shihje në kamp atë varg njerëzish që merrnin ushqim.

Si silleshin mësuesit…të gjithë keq…
Jo të gjithë. Madje dhe nxënësit e tjerë ishin të varfër. Kishte dhe disa që ndihmonin, e ndanin bukën. Kishte dhimbje. Kishte njerëz që gjoja aty dhe e jepnin falas.

Mungesa e ushqimit siç duket ishte strategji e komunizmit për t’ju dënuar…si ishte një ditë e fëmijëve në kamp?
Këto ishin familje të pasura, të mesme, tregtaresh dhe ishin marrë në mënyrë më të dhunshme nga shtëpitë. Dhe u ndodhën në kamp me racion, pa ushqim fare. Në Berat ishte pa ushqim. Në Tepelenë vunë kazanë që ishin përdorur për benzinë dhe naftë në kohën e Italisë. Kur vinin groshë dhe makarona dhe lëngu dilte i zi. Edhe atë e hanim.

Çfarë mendonit si fëmijë që ishit?
Vuajtjet e kanë pasur nënat më shumë, se ato nuk hanin dhe ua jepnin fëmijëve. Në kampin e Tepelenës më mirë ishte pjesa e jugut, pasi u vinin familjarët. Por pjesa e veriut nuk kishte mundësi.

Çfarë bënte nëna juaj?
përveç lotëve nuk kishte ça të jepte. Na mbante me shpresa. Na thoshte; do iki nëna në furrë. Ne afroheshim afër telave se mos na jepte dikush diçka. E mbaj mend në atë periudhë që ishte korrik, shpresonim mos na hidhnin lëkurat. Por dhe ato i pastronin dhe më pas i hidhnin si qeni. Ne nisëm të hanim ça të gjenim. Mbaj mend një person që erdhi nga Tepelena, nga jashtë telave dhe shiste hallvë. Një malësor nga brenda telave e sheh dhe thotë që dua të ble hallvë. Polici e lë. “Po ti ha unë hallvat, do mi japësh falas”, i thotë malësori, po i thotë shitësi. Pasi ai hëngri 100 hallva, shitësi i dha dhe 20 të tjera. Dhe të gjithë brenda kampit i thoshin mos pi ujë. Dhe atij i ngeli emri Ndue Hallva.

U sëmurët ju në kamp?
Jo nuk u sëmura. Fatmirësisht jo. Nëna falënderoi zotin që nuk i vdiq asnjë fëmijë.

Do veçonit ndonjë rast pikant të humbjes së ndonjë fëmije?
të gjitha humbjet e fëmijëve janë raste të dhimbshme, pasi ishin të pafajshëm. Veç se faji i tyre ishte se ishin kundër diktaturës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com