Mbrëmjen e sotme u vra në një atentat me armë zjarri Mario Majollari.
Vrasja ndodhi pranë banesës së tij në Kinostudio të Tiranës.
Sakaq fqinjët e Majollarit shprehen të tronditur, ndërsa tregojnë për Report Tv se si ndodhi ngjarja e rëndë. Një nga fqinjët e viktimës thotë se dëgjuan tre të shtëna, por menduam se ishin kapsolla.
“Ishte djalë i mirë, jemi të tronditur. Nuk pamë asgjë. Ishin tre krisma. Dëgjuam që kërcitën, por menduam se ishin kapsolla, po prisja të dilnin ato lart kur hidhen fishekzjarrë. Po habitemi, po qan e gjithë lagja për atë djalë, nuk e dimë përse e vranë”.