Loading...

Kullat shekullore joshin turistët modernë

Kullat shqiptare janë objektet që flasin në gjuhën e të parëve tanë duke sjellë edhe sot në kohërat moderne një pjesë nga e kaluara jonë e largët.

Aty ku zjarri nuk shuhet asnjëherë…Ku kryefjala është respekti dhe mikpritja. Kullat shqiptare janë objektet që flasin në gjuhën e të parëve tanë duke sjellë edhe sot në kohërat moderne një pjesë nga e kaluara jonë e largët. Nëse dikur heshtnin dhe shërbenin si “relikte” nga e shkuara, sot falë disa inciatiave institucionale dhe shumë pronarëve po kthehen në funksionale.

Nol Binakaj arkitekt dhe zëvendësdrejtor në “Trashëgimia kulturore pa kufij” tregon rreth këtij investimi që po bëhet në kullat shqiptare. “Kryesisht bazohemi në kërkesat e njerëzve se cilat janë ato. Ka kulla që përdoren për qëllime rezidenciale domethënë për jetesë. Kështu që edhe investimet në strukturën dhe adaptimin e tyre bëhet në disa forma siç janë montimet në hapësira të ndryshme si kombinimi i qëndrimit një ditor apo më shumë” – tha z.Binakaj. Ndërtuar me gurë shekullor duket se kullat deri para pak kohësh shërbenin si monumente kulture, ndërsa sot ato po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e qytetarëve vendas dhe turistëve të huaj.

“Ka shumë interesim nga turistët e huaj pasi kullat  ndodhen vetëm tek ne dhe janë të rralla në vendet tjera. Ata kanë shumë dëshirë të jetojnë për një kohë aty sepse ato kullat tregojnë një mënyrë jetese të popullit tonë në një kohë të caktuar”, shprehet arkitekti.

Pikërisht veçantia e arkitekturës së tyre dhe faktit që gjenden vetëm në disa zona të caktuara i bënë kullat më joshëse në sytë e turistëve. Për më tepër tani që kanë edhe mundësi të kthehen pas në kohë dhe për një çast të jenë të “zotë” të tyre

“Kullat më shfrytëzuese kryesisht janë në rajonin e Dukagjinit, së fundi kemi restauruar një kullë që shfrytëzohet për fjetje ka një galeri ku mund  të mbahen seminare të ndryshme apo uorkshope, një hapësirë për shumë qëllime. Jemi munduar ta ruajmë odën e burrave si karakteristikë apo pjesë kryesore e kullës, në gjendje origjinale, përderisa edhe aty kemi provuar të fusim disa funksione të reja, por të padukshme”, tregon ai.

Kulla paraqet ndërtesa që datojnë nga shek 18 dhe shek 19 dhe është karakteristike e pjesës perëndimore të Kosovës si dhe pjesës veriore të Shqipërisë. Paraqet ndërtesa që datojnë nga shek 18 dhe shek 19 dhe është karakteristike e pjesës perëndimore të Kosovës si dhe pjesës veriore të Shqipërisë. Shumica e kullave janë dëmtuar apo shkatërruar. Megjithatë, ato që mbetën, pas restaurimit ofrojnë kushte ideale për turizëm kulturor dhe japin një atraksion të veçantë etno-kulturor.

Rezultate imazhesh për foto kullat malsoreRezultate imazhesh për foto kullat malsore

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com