Disa vajza që po stërviteshin në një sallë kërcimi në New Jersey janë detyruar të hidheshin nga ballkoni për ti shpëtuar një zjarri.
Në ngjarjen që ndodhi në 7 të mëngjesit arritën menjëherë emergjencat, por flakët ishin tepër të mëdha dhe ato nuk kishin kohë për të zbritur nga shkallët.
Kështu zjarrfikësit u detyruan të hidhnin shkallët për ti pritur me duar. Mediat e huaja kanë njoftuar se 5 persona janë duke marrë mjekim në spital, ndërkohë që janë jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërkohë që policia po heton për këtë gjë.
https://youtu.be/H0RZh1MqI0I