Sonte mbeti i vdekur Mario Majollari, ndërsa pista kryesore ku po hetohet është hakmarrja, pasi babai i tij është dënuar përjetë për dy vrasje në vitin 2010. Avni Majollari është arrestuar në maj të vitit 2014, pasi ishte në kërkim.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin datë 11.01.2001, e ka dënuar me “Burgim të përjetshëm”, për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78-25 & 278/2 të Kodit Penal”- njofton policia. Sipas policisë, në vitin 2000 Avni Majollari ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri Armando Nelajn dhe Ilir Gjuzin në segmentin rrugor Tiranë – Dajt.
Gjatë momentit së arrestimit, Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku dhe pas kontrollit të imtësishëm në banesës iu gjet një automatik kallashnikov; një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh e municionesh. Ndërkohë që për vrasjet është dënuar Endrit Majollari, që është djalit i xhaxhait të Marjos i dënuar me 10 vite burg .