Loading...

Kombëtarja e femrave fitore historike ndaj Bjellorusisë, vendos Gjini (VIDEO)

Kombëtarja e femrave ka festuar fitoren e parë të historisë së saj teksa ka mposhtur me rezultatin 1-0 ndaj Bjellorusinë në duelin e zhvillua në “Elbasan Arena”. Ndeshja ka ardhur pas barazimit 1-1 ndaj Polonisë, aty ku u dhanë sinjalet e para se skuadra e femrave është në rrugën e duhur dhe është përmirësuar ndjeshëm. Vajzat e drejtuara nga Grima kanë bërë një lojë shumë të mirë edhe ditën e sotme dhe janë shpërblyer në fund.

Shqipëria e nisi ndeshjen shumë mirë ndeshjen dhe me kalimin e minutave arriti të krijonte edhe disa mundësi të rrezikshme por mungonte pasimi i fundit në shumicën  rasteve. Në pjesën e dytë Bajraktari goditi shtyllën. Goli do të vinte një minutë para përfundimit të kohës së rregullt, Gjini godet mirë topin nga brenda zonës duke i dhënë këtë fitore historike përfaqësueses sonë.

https://streamable.com/qpk05

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com