Loading...

Bomberi Ronaldo synon që të thyejë një rekord unikal në Champions

Reali i Madridit do të luajë nesër në mbrëmje duelin e kthimit ndaj Juventusit, pasi sfida e parë u mbyll me fitoren e tyre në shifrat 3-0. Protagonisti absolut i ndeshjes së parë, Kristiano Ronaldo po kalon një formë të jashtëzakonshme, pasi ka shënuar 23 gola në 13 ndeshjet e fundit. Në Champions ai është golashënuesi më i mirë me 14 gola të shënuar në 9 ndeshje.

Aktualisht ai ka arritur rekordin e Mesit në vitin 2012 dhe të legjendës Altafini në sezonin 1962-63 me 14 gola të shënuar. Me 4 ndeshje të mbetur deri në fund nëse Reali kualifikohet, shihet si një mundësi e mirë që ai të thyejë rekordin e golave të shënuar në Champions që e ka vendosur në sezonin 2013-14 me 17 gola të shënuar. /Koha Jonë/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com