Për të shmangur vizitën te mjeku, mund të aplikoni këto trajtime dhe do ndiheni shumë më mirë.
- Pini një gotë çaj kamomili.
Kamomili do t’ju lehtësojë dhimbjen e stomakut, duke kryer të njëjtën funksion që do bënte një anti inflamator. Gjithashtu kamomili relakson butësisht muskujt që ndodhen në pjesën e sipërme të zonës ku tretet ushqimi.
- Uji i orizit.
‘Uji i orizit’ është ekzaktësisht pjesa e mbetur e ujit pasi është zier orizi. Uji vepron si qetësues, duke luajtur rolin e një substance e cila përmirëson inflamacionin, duke vendosur kështu një barrierë qetësuese.
- Ujë i ngrohtë me limon.
Nëse shkaku i dhimbjes së stomakut tuaj lidhet me mostretjen e ushqimit, uji me limon është kura më e mirë. Niveli i lartë i aciditetit që përmban kjo përzierje, stimulon prodhimin e acidit klorhidrik, i cili ndihmon në tretjen e ushqimit.
Përveç asaj që thamë më sipër, është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i ujit me limon luan rol të veçantë edhe në hidratim, duke rregulluar ndjeshëm metabolizmin.