Loading...

”Pushtetarët mbushin xhepat me taksat tona, nuk kemi çfarë t’u çojmë kalamajve për të ngrënë” (Video)

Protesta prej 1 orëshe e biznesit të vogël ka sjellë edhe revoltimin e qytetarëve. Në rrugën ‘’Muharrem Agolli’’ në Fier protestuan rreth 100 biznese. Nga ana e tyre tregtarët shprehen se nuk i përballojnë dot taksat dhe kërcënojnë se do të hyjnë në grevë urie.

“Unë e blej mallin 10 dhe e shes 12. Atë që unë e fitoj ai thotë unë e dua. Ai thotë është rritur ekonomia, çfarë ekonomie është rritur? Ekonomia është rritur për pushtetarët se mbushin xhepat me taksat tona. Është rritur, uji, energjia, xhepat tona janë bosh. Nuk kemi çfarë t’u çojmë kalamajve në shtëpi”- thotë një tregtare.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com