[sgmb id=”1″]
Alarmi për bombë pranë rrugës së Teatrit “Skampa” në qytetin e Elbasanit ka mbajtur të mbërthyer në ankth për shumë orë banorët përreth.
Shkak për alarmin u bë konstatimi i një valixheje të dyshimtë të lënë në buze te trotuarit, ngjitur nje automjeti te parkuar. Ishte një elefonatë në polici që njoftoi për një pako të dyshimtë pranë mjetit tip Golf me targa AA 774NK, percjell panorama.
Pasi u vendos perimetri i sigurisë dhe largoi njerëzit nga zona që paraqeste rrezik, policia konstatoi se nuk kishim te benim me nje alarm fals.
Mberritja e forcave xheniere pasi keqyri pakon, deklaroi se kemi te bejme me nje lende plasese, lloji dhe sasi e te ciles ende nuk eshte percaktuar.
Per kete do te priten analizat e detajuara nga Tirana, qe te te percaktojne edhe llojin e lendes plasese, ashtu edhe sasine e saj.
Nderkohe kane nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes, kush ishte autori i lenies se valixhes me lende plasese dhe cili ishte qellimi.
Policia ka bere sekuestrimin e kamerave te sigurise ne bizneset perreth per te hedhur drite rreth ngjarjes.