Loading...

“Prapaskenat”para takimit të madh, çfarë premtimi ka bërë Kim Jong për SHBA

Koreja e Veriut u ka premtuar Shteteve të Bashkuara se është e gatshme për të diskutuar të ardhmen e arsenalit të saj bërthamor, kur të takohen krerët e dy vendeve, thanë zyrtarë amerikanë.

Përgatitjet për takimin midis Donald Trumpit dhe Kim Jong-unit përfshijnë biseda të fshehta dhe të drejtpërdrejta me Korenë e Veriut, thanë burime të paidentifikuara të administratës Trump.

Samiti pritet të zhvillohet në maj. Kjo do të jetë hera e parë që një president i SHBA-së takon liderin e Koresë së Veriut.

Phenjani tashmë i ka thënë Koresë së Jugut se është i gatshëm të adresojë denuklearizimin, por kjo është hera e parë që i jepen garanci direkte Uashingtonit.

Lajmi për samitin SHBA-Kore e Veriut ka befasuar shumëkë, kur ka dalë në muajin mars.

Ai ka pasuar një vit kërcënime dhe fyerje personale midis dy udhëheqësve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com