Dallëndyshja, është një zog që njihet nga e gjithë bota që ndërton folenë e saj, por kjo e jona të fut tritolin dhe shemb ndërtesa.
Dallëndyshja e Shqipërisë nuk ndërton por shkatërron. E kemi fjalën për Dallëndyshe Bicin, jo për zogun në këtë rast.
Ajo u emërua nga Edi Rama në krye të IKMT dhe puna e saj ishte vendosja e tritolit në ndërtesat pa leje.
Në fakt nuk u kursyen edhe ato me leje.
Dallëndyshja nuk do t’ia di, nuk njeh askënd para ligjin. I vetmi që thyen ligjin janë 3 mijë eurot.
Sipas qytetarëve dhe denoncuesve pranë Pamfleti.net, që IKMT të të falë dhe të mos shembë banesën apo biznesin, duhet të paguash minimumi 3 mijë euro. Ka raste që pagesa shkon deri në 10 mijë euro.
Tarifa varet nga lloji dhe sipërfaqja e ndërtesës.
Pra, nëse jeni pa leje, bëni mirë që të numëroni mbi 3000 euro dhe të paguani, në të kundërtën tritoli do ju shëmbë gjithçka.
Sipas denoncuesit, ata që të vendosin gjobën janë specialistët e IKMTI. Shpesh here IKMT është akuzuar për prishje selektive.
Ndërkohë që në një rrugë IKTM rrafshonte disa biznese apo banesa, është parë që një ose dy i kanë shpëtuar. Jo sepse ishin në rregull me ligjin, por sepse kanë paguar lekët dhe i kanë mbyllur gojën Dallëndyshes.
Madje Bici, është kallëzuar edhe në Prokurori nga qytetarët të cilëve pradrejtësisht, edhe pse ishin të pajisur me documente, i është shembur banesa. Kuptohet se gjykata i ka dhënë të drejtë Dallëndyshe Bicit dhe është hedhur poshtë akuza e qytetarit.
Po ku po shkojmë ne këtë shpërthime dhe tritole.
Rama në fillim të qeverisjes së tij, reklamonte çdo shpërthim të Dallëndyshes, tani çdo gjë po bëhet në heshtje.