Loading...

Receta origjinale për kefirin, ushqimi që ka pushtet absolut mbi çdo sëmundje

Qumësht-kefir është si të kesh të gjitha llojet e pushteteve, tejet i rekomandueshëm për problemet me tretjen. Vepron si ilaç natyral për sëmundjet e prostatës, diabetin, arteriet, dobesimin, etj etjjjjjjj (shihni listen nga supershendeti.com)
Kefiri e njohur dhe si kërpudha Tibetiane, është një pije e dendur nga qumështi, i cili përbëhet nga acidi karbonik dhe alkoli etilik.

Origjina e kefirit është nga Tibeti.

Ai mund të bëhet nga qumështi i lopës, deles ose i dhise duke vendosur këtë kërpudhë brenda, e cila është simbiozë nga bakteret e acidit laktik, streptokokeve, mikrokokeve dhe këpurdhave, të cilat lihen një ose dy ditë.

Kështu qumështi fermentohet.

Temperatura optimale është nga 10 °C deri në 25 °C.

Përmbajtja e alkoolit është nga 0,2 °C, do maksimum 2 °C.

Yndyra dhe proteina varet nga lloji i qumështit të përdorur.

Kefiri ka shije të thartë.

Ky produkt konsiderohet edhe si dietik, për shkak të përbërjes së ulët të kalorive.

Shumë njerëz e pinë atë në mbrëmje.

Ata që janë të shqetësuar për formën trupore mund të preferojnë të ngopin urinë e tyre para fjetjes, duke pirë një gotë kefir.

Ai normalizon aktivitetin e lukthit dhe zorrëve, ka efekte të dobishme në sistemin nervor dhe metabolizëm, ul rrezikun për kancer dhe ka edhe shumë avantazhe të tjera.

Kefiri përmban deri në 22 lloje të mikroorganizmave, shumica e të cilave janë Lactobacille.

Tek foshnjat kefiri ka aftësi për të normalizuar mikroflorën, duke ndikuar kështu pozitivisht në procesin e tretjes.

Për shkak të kësaj, rekomandohet që kefiri të përfshihet në dietë, edhe kur ju merrni barna.

Barnat eliminohen më shpejt dhe efektet anësore të tyre reduktohen.

Kefiri është i dobishëm edhe për njerëzit të cilët kanë alergji ose vuajnë nga disbioza (çrregullim i florës së baktereve).

Falë vetive të tij antimikrobike, kefiri është i dobishëm te rastet e sëmundjeve infektive të traktit gastrointestinal.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme, për ata të cilët kanë aciditet të ulët gastrik.

Kefiri ndihmon në eliminimin e toksinave nga organizmit dhe parandalon rritjen e mikrobeve patogjene.

Pas helmimit me ushqim, kefiri është një shtesë e vlefshme në dietën tuaj ditore.

Kefiri po ashtu forcon imunitetin.

Rekomandohet të pihet një gotë kefir në ditë esëll, gjatë epidemisë së SARS-it (sëmundje e mushkërisë) ose influencës (gripit).

Aftësia për t’u rikuperuar pas ndonjë sëmundje, po ashtu është karakteristike për këtë produkt.

Kefiri është një prej pijeve më të popullarizuara dhe favorite të femrave.

E para dobi e kefirit janë vetitë e tij dietike.

Rekomandohet te konsumohet i freskët, para kohës së gjumit.

Është dëshmuar se kalciumi në kefir është shumë më lehtë të tretet, kur një person është në gjumë dhe kështu, dobitë e tij shtohen.

E dyta, ai ka aftësi për të larguar kokëdhimbjen gjatë menstruacioneve dhe menopauzës.

Dhe përfundimisht, eliminon nauzenë gjatë shtatzënisë.

Për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular, kefiri mund të ndihmojë lehtësimin e barrës së muskulit të zemrës.

Efektet anësore të kefirit janë të pakrahasueshme me vetitë e dobishme të tij.

Meqë ky është një produkt i fermentuar i qumështit, kefiri është e qartë se mund të jetë i dëmshëm për njerëzit me aciditet të lartë në lukth.

Kefiri po ashtu është i kundërindikuar te pankreatiti dhe ulçera peptike.

Kefiri nuk rekomandohet të pihet kur keni fryrje në lukth dhe diarre. Kjo pije po ashtu është e ndaluar te fëmijët nën moshën tetë muajshe.

Ndonjëherë, kefiri mund të veprojë si sedativ.

Pirja e saj para provimeve dhe ngjarjeve të rëndësishme nuk është e mirë.

Ai mund të reduktojë aftësinë e trupit tuaj për të reaguar dhe për t’u përqendruar.
EFEKTET SHËNDETËSORE
– Trajton veshkat, sistemin riprodhues dhe mbron prostatën.

– Mbështet sekrecionet e enzimave dhe kuron pankreasin.

– Ka efekt pozitiv për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes.

– Prodhon antibiotik të vecantë dhe sulmon bakteriet e dëmshme.

– Redukton stresin, depresionin dhe aktivizon organet e trupit.

– Rregullon arteriet dhe venat që janë dëmtuar nga diabeti.

– Aktivizon elementët e sistemit imun që janë të rëndësishme për luftimin e viruseve dhe
mikrobeve.

– Një studim ka nxjerrë se ndihmon për kurimin e Hepatitit C.

– Është ilaçi më i fuqishëm që lufton alergjitë.

– Ushqim i mrekullueshëm për fëmijët dhe të moshuarit.

– Nxit lëvizjen e zorrëve dhe redukton gazrat.

– Redukton dhe pengon fryerjet.

– Rregullon sheqerin në gjak.

– Rregullon presionin e gjakut.

– Kerifi është i përshtatshëm edhe për njerëzit që janë alergjik ndaj laktozës.

– Rifreskon lëkurën dhe lufton plakjen e saj.

– Rregullon sekrecionin bilar dhe lufton viruset e mëlçisë.

– Rinkonfiguron bakteriet e dobishme në sistemin tretës pas dëmëve që ka shkaktuar
antibiotiku.

– Kuron stomakun dhe ulçerat duodenale.

– Përmirëson funksionet e trurit, kujtesën, vëmëndjen dhe përmirëson punën e pesë shqisave.

– Redukton yndyrën në gjak dhe acidet yndyrore.

– Ndihmon për uljen në peshë.

– Forcon flokët dhe ndalon rënien e tyre.

– Ndihmon për kurimin e plagëve dhe rigjenerimin e qelizave.

– Ndihmon pë kurimin e ekzemës.

– Pastron enët e gjakut.

– Ndihmon për kurimin e kolitit nervor.

– Lufton qelizat tumorale.

– Parandalon kancerin e zorres se trashe.

– Pastron trupin nga toksinat.

– Ndihmon për kurimin e Candidas.

– Studimet kanë treguar se konsumimi i kefirit rregullisht ndihmon për t’u dukur më i ri.

– Lufton plakjen dhe kapsllëkun kronik.

– Tret yndyrat dhe ndihmon uljen në peshë.

– Kuron sëmundjet reumatike dhe artritin.

– Pastron trupin nga efektet e antibiotikëve kimik.

– Pastron sistemin tretës.

– Pastron trupin nga kripërat dhe mineralet që shkaktojnë pijet alkoolike.

– Ndihmon për kurimin e dhimbjeve të kokës dhe migrenës
ILAÇ NATYRAL PËR PROSTATËN
Një suplemenet natyral me të vërtetë i dobishëm për ata që kanë probleme me prostatën është edhe Kefiri.

Qumësht-kefir është si të kesh të gjitha llojet e pushteteve.

Është një ushqim probiotik, përmban bakteret e acidit laktik të pasura në vitaminë B12, B1, dhe Vitamina K.

Siç e cekëm më lart, përmban deri në 22 lloje të mikroorganizmave, shumica e të cilave janë Lactobacille.

Studimet më të fundit mjekësore tregojnë se, Kefiri ndihmon në trajtimin e infeksioneve urinare dhe sidomos problemet e prostatës.

Për problemet që çojnë në prostatë është e duhura, të merren kokrrat, që janë të përshtatura për jetën në ujë ose tretësira të tjera të lëngshme.

I gatshëm, dmth i koncentruar në supplement natyror, kefiri kushton 5-20 euro, ne varësi të cilësisë (ose bejeni vete kefirin, sipas recetes qe do t’ju njohim ne vijim).

Më i shtrenjti është “Kefir d’aqua”, pra kefiri i ujit, pasi nuk përmban proteina dhe është më i rekomznduar te të sëmurët me prostatë.

Bashkë me suplementin, te kefiri i gatshëm është i shkruar edhe doza dhe rekomandimi, se si duhet të përdohet dhe për sa kohë.

Ndërsa kur vendosni ta prodhoni në ambientet e shtëpisë suaj, mund të pini deri në një litër në ditë.

Këtë kurë natyrale do ta vazhdoni, derisa të shihni efektet positive të prostatës.
SI PRODHOHET NË SHTËPI
Kefiri (shkumë, bëhet si lloj kosi) është një pije e dendur nga qumështi, i cili përbëhet nga acidi karbonik dhe alkooli etilik.

Kefiri fitohet nga qumështi i lopës, deles ose dhisë dhe në vijim mund të lexoni se si mund ta përgatisni vetë…
Çfarë nevojitet:
Për këtë ju nevojitet qumësht i freskët (ai organik është më i mirë), një kavanoz i madh, i pastër me kapak, një lugë druri, një kullesë (mundësisht najloni), një tas i madh dhe disa kokrra kefiri.

Kokrrat e kefirit në disa vende shiten të gatshme ose mund të mblidhen nga qumështi i hollë, duke pasur kujdes mos të marrim ajkën apo qumështin e trashë.

POR, që mos të dështoni, blijeni më mirë të gatshme kokrrat e Kefirit, në supermarket, dyqane bimore, madje e kanë edhe disa farmaci.

Gjithashtu, mund të porositen në internet.
Kokrrat e kefirit:
Kokrrat e kefirit përmbajnë një përbërës të njohur si kefiran, një polisakarid që shkrihet në ujë, që i jep kefirit ndjesinë e butësisë.

Kokrrat variojnë në ngjyrë nga të bardha deri tek të verdha.

Kjo e fundit është rezultat i largimit të kokrrave në të njëjtin qumësht gjatë fermentimit për më shumë se periudha optimale 24 orë.

Kokrrat mund të rriten në madhësinë e arrave dhe në disa raste edhe më shumë.

Përbërja e kefirit në masë të madhe varet nga lloji i qumështit të fermentuar, duke përfshirë përqendrimin e vitaminës B12.

Së pari, shtojmë kokrrat e kefirit në kavanoz (do të dëshironi rreth 3 lugë për çdo vonë e qumështit), dhe pastaj ngadalë derdh qumështin tuaj mbi kokrra.

Butësisht trazojmë përzierjen dhe vendosim kapakun në kavanoz, por duke e lënë atë pak të lirshëm për të lejuar gazin të dalë.

Koha:

Hapi i dytë është ajo çfarë ndodh me fermentimin.

Koha që lini përzierjen e kefirit të fermentojë nga 12 deri në 48 orë, varet nga ju.

Nëse e lini më pak, kefiri do të jetë më i hollë, më i ëmbël dhe sa më shumë ta lini të fermentohet, do të bëhet më i trashë dhe më i thartë.

Është e rëndësishme që kavanozi të jetë i vendosur diku larg nga rrezet direkte të dritës.

Do të shihni se pak kohë më pas, përzierja do të fillojë të ndahet në dy shtresa, më e trashë sipër dhe më e hollë dhe e verdhë poshtë.

Është koha kur qumështi fillon të ndahet në gjizë dhe në hirë.

Kullojeni:

Pasi mendoni se kefiri është gati, trazojeni lehtë përzierjen e fermentuar dhe kullojeni në një tas të madh.

Kjo do të nxjerrë jashtë kokrrat e kefirit nga kefiri i lëngshëm.

Kokrrat vendosini në kavanoz dhe derdhni kefirin e lëngshën për ta ruajtur.

Ju mund ta ruani kefirin në frigorifer për përdorim të përditshëm, ose mund të lini mbi banak edhe për dy ditë të tjera.
Ruajtja e kokrrave:
Pasi e keni grumbulluar kefirin, do t’i lini kokrrat për të filluar procesin.

Por, mos i hidhni tutje kokrrat.

Ju mund t’i ripërdorni ato sërish, qe mos te blini me fare kefiri te gatsh e.

Mund të derdhni një sasi të vogël të qumështit mbi kokrrat e kefirit dhe ruajini ato në një enë të vogël në frigorifer deri sa të jeni gati për të bërë një tjetër grumbull kokrrash.
Jini krijues:
Shumë njerëz pyesin nëse mund të bëjnë kefir nga lloje të tjera të qumështit dhe përgjigja është PO!

Qumështi me yndyrë të plotë (zakonisht 3.25 për qind) gjithmonë do të japë rezultatet më të mira, por në fund të fundit mund të përdorni çdo lloj qumështi, me shumë apo me pak yndyrë, madje edhe me qumesht bajame, soje, orizi etj.

Ju mund të përdorni edhe qumësht kokosi e kështu me rradhë.

Apo mund t’i shtoni kefirit frut për ta shijuar.
HISTORIA E KËRPUDHËS TIBETIANE QË BËN KEFIR
Është e çuditshme kur mendon se kërpudha e mbajtur në qumësht çdo 17-të ditë rilind një tjetër kërpudhë.

E kjo është mënyra e përhapjes së magjisë së re, e cila po kalohet dorë më dorë.

Kërpudha tibetiane çdo 17 ditë ka ciklin e shtimit dhe pjesa e re pritet dhe i jepet një njeriu që ta kërkon, në të kundërt flaket.

Kështu është bërë e mundur përhapja e saj, nga e cila dhjetëra njerëz kërkojnë shërimin.

E bashkë me formatin ku shkruhet gjerë e gjatë për përdorimin, në fund gjendet edhe një shënim i vogël mbi historinë e zbulimit të kësaj kërpudhe. Kjo kërpudhë rritet nga priftërinjtë tibetianë.

Në Europë, kërpudhën tibetiane e solli një profesor i Klinikës Universitare të Gleivitzit në Poloni.

Ky i fundit, gjithmonë sipas rrëfenjave, punonte që prej 5-vjetësh në Indi, ku edhe u sëmur nga kanceri në mëlçi.

Ai u mjekua me këtë kërpudhë nga priftërinjtë dhe, u kthye nga India plotësisht i shëruar.

Ky profesor ka qenë edhe përhapësi i kërpudhës magjike në Europë, e cila veç qumështit nuk do kujdes tjetër.
KEFIRI PERMBAN:
Mikroorganizma: Acid laktik dhe kërpudha

Përbërësit që dalin pas fermentimit: Acidi karbonik dhe alkooli etilik

Lëndë ushqyese: proteina dhe polisaharide (sheqerna)

Vitamina: vitaminen A, B1, B2, B6, B 12, D dhe niacinen

Mineralet: kalciumit dhe hekur
Ushqimet që përmbajnë probiotikë, ngjashëm me kefirin
Në vitin 2002, një grup i përbashkët studiuesish nga FAO dhe OBSH-ja i përkufizuan probiotikët si “mikro-organizma të gjalla që janë të dobishme për shëndetin tonë”.

Me fjalë të tjera, probiotikët janë “bakterie të mira” që paraqiten në zorrë.

Disa nga format më të popullarizuara të Probiotikeve përfshijnë bakteret e Acidophilus Lactobacillus dhe Bifidum Bifidobacterium.

Probiotikët mund të merren si shtesë në një formë pluhuri apo pilule dhe mund të ndihmojnë me sëmundje të zorrëve dhe të stomakut, të cilat janë shumë të lidhura me njëra tjetrën.

Ato gjenden sigurisht edhe tek ushqimet dhe një listë kryesore e gjeni në vijim, përfshirë kefirin, të cilin e shpjeguam gjerësisht…
1. KOSI
Kosi, sidomos ai i bërë në shtëpi është një nga probiotikët më të mirë.

Kosi përmban mikroorganizma të rëndësishëm për të mirëmbajtur florën tonë bakteriale, e cila na mbron ndaj mykut, helmimeve të ndryshme etj.

Në librin “Dieta për çdo femër” shkruhet se probiotikët arrijnë t’i kthejnë organizmit bakteriet e mira në traktin digjestiv, të largojnë mykun nga trupi dhe ulin rrezikun e zhvillimit të infeksioneve.

Për këtë kosi duhet konsumuar çdo ditë.

Ai ka dhe shumë veti të tjera.
2. TURSHITË
Të gjitha perimet turxhi, në veçanti lakra, janë shumë të pasura në bakterie të mira, vitamina B, A, E dhe C.

– Stimulojnë punën e pankreasit, duke e rregulluar nivelin e sheqerit në gjak.

– Ulin shtypjen e gjakut në arterie.

– Zbusin problemet e kapsllëkut.

TURSHI SHTËPIE APO TURSHI INDUSTRIAL?Tek turshitë industriale janë të pranishme sulfatet si konservues, që nuk këshillohen tek fëmijët që vuajnë nga astma, pasi shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje.

Po ashtu, turshitë e blera në treg përmbajnë shumë uthull, gjë që mund t’ju ngacmojë stomakun.

Pjesa më e madhe e turshive industriale është e pasterizuar, nuk përmban baktere të mira, por përmban sasi të mëdha të kripës, gjë që nuk është e shëndetshme.

Nëse turshitë përgatiten vetë në kushtet e shtëpisë, bakteret e mira në turshi janë më të lira se sa probiotikët e gatshëm.

Laktobacilet ndihmojnë tretjen.

Enzimat gjithashtu e nxisin tretjen.

Pastrojnë organizmin.
3. ÇOKOLLATA E ZEZË
Tek çokollata e zezë me cilësi të lartë gjejmë 4 herë më shumë probiotikë, se tek kosi, dhe kjo është vetëm një nga dobitë e çokollatës së zezë.

Studimet e fundit kanë treguar se falë rreth 300 përbërësve të ndryshëm që gjenden tek çokollata e zezë mund të keni shumë përfitime nga konsumimi i saj.

Një prej dobive më të spikatura të çokollatës së zezë është se ajo ndihmon në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe tumoreve.

Ajo përmban shumë antioksidues, të cilët mbrojnë organizmin nga sëmundjet, duke përfshirë edhe shfaqjen e tumoreve.

Me konsumimin e çokollatës së zezë, rritet edhe niveli i endorfinave të cilat mes të tjerave lehtësojnë dhimbjet në trup.

Çokollatat që përmbajnë mbi 70% kakao kanë rezultuar efikase edhe për dobësim, pasi ato kontribuojnë për shkrirjen e yndyrnave.

Ajo gjithashtu përmirëson punën e trurit, dhe lufton kollën.
4. KIMCHI
Kimchi është një formë e lakrës turshi në Azi.

Është shumë pikante dhe është një shoqëruese e mirë e ushqimit në disa vende aziatike.

Përveç probiotikëve që përmban, Kimchi është dhe një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, kalciumit, hekurit dhe vitaminave A, C, B1 dhe B2.

Kimchi është vlerësuar si një nga ushqimet më të mira probiotike.
5. ÇAJI “KOMBUCHA”
Ky është një formë çaji i fermentuar, që përmban një sasi të lartë bakteriesh të mira.

Ky çaj është përdorur për shekuj dhe besohet se ndihmon në rritjen e energjisë, ju forcon shëndetin dhe ndoshta redukton edhe peshën tuaj trupore.

Megjithatë ky çaj mund të mos jetë një zgjidhje e mirë sidomos për ata persona që kanë vuajtur më parë nga myku.
PRE-BIOTIKËT, ku ndryshojnë nga Probiotikët
Në ndryshim nga probiotikët të cilët janë vetë mikro-organizmat e dobishëm per shëndetin tonë, prebiotikët janë lëndë ushqyese për këto mikro-organizma duke ndihmuar zhvillimin e tyre në aparatin tonë tretës.

Ushqime që përmbajnë prebiotikë janë bananet, fasulet, tërshëra, vera e kuqe, mjalti dhe asparagët.

Duke përfshirë rregullisht këto ushqime në dietën e përditshme arrijmë t’i japim aparatit tonë tretës një dorë mjaft të mirë në punën e tij të palodhur!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com