Loading...

“Oh nënë moj nëne! Ishin yje!” dëshmitari i aksidentit tragjik s’i mban dot lotët (Video)

Fshatarët e Varibop janë bërë dëshmitarë të aksidentit tragjik të shënuar në aksin Levan- Tepelenë.

Dy vëllezër dhe nusja e njërit prej tyre humbi jetën kur makina me të cilën po ktheheshin nga një dasmë drejt shtëpisë në fshatin Kutë  ka rënë në kanal.

Në një prononcim për Ora News njëri nga fshatarët nuk i mban dot lotët kur kujton skenën.

Makina ka ardhur nga Fieri. Bashkëfshatari im i pa atë vajzën dhe e nxori. Oh nënë moj nëne! Oh Zot! Ishin yje!”

Ende nuk dihet identiteti dhe mosha e viktimave. Ndërsa informacioni paraprak i policise eshte ky:
“Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755. Për pasojë janë mbytur tre  persona, drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjere”/Ora News

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com