Loading...

Bien në kanal teksa ktheheshin nga dasma, vjen dëshmia e parë nga aksidenti me 3 të vdekur

Disa orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, ku ter persona humbën jetën, pasi makina me të cilën udhëtonin ra në kanal, vijnë edhe dëshmitë e para. Një banor i zonës rrëfen momentin kur kanë parë makinë që kishte rënë në kanal.Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë fshatit Varibop

Raportohet se tre personat e përfshirë në aksident po ktheheshin nga dasma për në shtëpi. Viktimat mendohet të jenë nga fshati Kute, pjesë e familjes Murataj.

“Njoftuam policinë, dhe futëm në ujë një fshatarin tonë që i nxori në anë të kanalit. Unë kam tokën këtu, edhe banorët e tjera erdhën në vendngjarje kështu si unë. Ky bashkëfshatari vuri re që ishte një i mbytur, dhe u fut ta nxirrte. E nxori zvarrë zvarrë një femër, se ata dy të tjerët ishin brenda në makinë. Ai i nxori prapë me policinë. Nuk kam qenë kur kanë rënë në kanal. Kur erdhëm ne, u mblodhën shumë njerëz”, rrëfen banori i zonës. /BW

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com