Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur gjatë natës së kaluar në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pyjores, në qytetin bregdetar, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe pritet të zbardhë shkaqet e shpërthimit.
Lënda eksplozive i është vënë një mjeti tip ‘Audi Q7’, në pronësi të shtetasit Zinih Shehu. Ndërkohë, nga flakët janë djegur dhe dy mjete të tjera.
Ndërkohë, nga flakët janë djegur dhe dy mjete të tjera, njëri prej të cilëve është mjeti tip ‘Benz’, me targa AA 424 RC.