Loading...

Pasuria përrallore e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, çifti i ‘mbytur’ në luks

Pasuria  kreut të shtetit, Ilir Meta, të paktën ajo e deklaruar në ILDKPKI  arrin një vlerë prej miliona eurosh.

Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndonëse nuk kanë asnjë biznes, gjithnjë sipas asaj që kanë deklaruar, rezultojnë milionerë.

Por ajo çfarë vërehet në deklarimin e pasurisë së tyre, sipas të dhënave të marra nga Open Spending Albania, çifti Meta ndër vite kanë deklaruar të ardhura në versione të ndryshme.

CNA.al sjell pasurinë deklaruar nga çifti Meta, nga viti 2013-2016, referuar të dhënave nga Open Spending Albania dhe formularëve të marrë pranë ILDKPKI-së.

Mediat më herët kanë raportuar se Presidenti Ilir Meta, në vitin 2010, kishte blerë një apartament banimi 200 metra katrorë, me vlerë 400 000 euro.

Po gjatë atij viti, Meta kishte blerë vilën me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës, me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k.

Në deklaratat e pasurisë, të viteve të fundit, nuk është deklaruar një pronë e tillë.

Sipas deklaratës së pasurisë për vitin 2013, çifti Meta kanë nga secili nga një kredi për blerje banese, por pa përcaktuar të dhëna shtesë rreth banesës që kanë blerë.

Shuma e përbashkët që çifti Meta kanë për të shlyer kredi  shkon në vlerën 361.185 mijë euro.

Ndërsa pas tre vitesh, pra në vitin 2016, rezulton se Monika Kryemadhi, ka shitur pasuri të paluajtshme me vlerë mbi gjysmë milioni euro brenda vitit, ndërsa të ardhura ka vetëm dy paga, të vetën dhe të bashkëshortit.

Viti 2013 Ilir Meta

Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 2 318 877 lekë

Bashkëshortja, Znj. Monika Kryemadhi, të ardhura nga paga deri në dt. 09.09.2013, 663 897 lekë.
Znj. Kryemadhi, të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare në periudhën 9.09-31.12, 714 099 lekë

Znj. Kryemadhi, gjendja e detyrimit overdraft për kartën e kreditit në fund të vitit 95 093 lekë.

Pagesë detyrimi me vlerë 13 321 euro për një kredi bankare.

Viti 2013 Monika Kryemadhi

Apartament me sip. 200 m2, vlerë 400 000 euro, në Rr. “Brigada 8”, Tiranë. Burimi: 200 000 euro është financuar nga shitja e një shtëpie pushimi në Qerret, pjesa tjetër me kredi.
Apartament me sip. 99.5 m2, përfituar me privatizim, pa vlerë të specifikuar ku Znj. Kryemadhi zotëron 1/3, marrë me trashëgimi.

Apartament me sip. 75.5 m2, pa vlerë të specifikuar, përfituar me trashëgimi nga i ati. Znj. Kryemadhi zotëron 1/3.Tokë me sip. 1200 m2, vlerë 5 000 000 lekë, ku 700 m2 janë blerë me të ardhurat e veta në vitin 2007, ndërsa pjesa tjetër është përfituar me dhurim në vitin 1995 nga i vëllai.
Kontratë sipërmarrje lidhur në vitin 2008 me kompaninë Agi-Kons shpk, pa vlerë të specifikuar, për ndërtimin e një godine në tokën me sip. 1900 m2.
Kontratë sipërmarrje me kompaninë Lura shpk, pa vlerë të specifikuar, për një apartament me sip. totale 317.33 m2.
Bashkëshorti, Z. Ilir Meta, deklaron se zotëron një apartament 2 dhoma e kuzhinë, përfituar nga privatizim, pjesa e Z. Meta 25%.

Llogari bankare me vlerë 234 930 lekë.
Gjendje cash 21 000 euro.
Depozitë bankare 2 190 dollarë.

Kredi bankare me vlerë detyrimi të pashlyer 175 400 euro, marrë në vitin 2010 për blerje apartamenti.
Detyrimi për kartë krediti minus 600 euro.

Automjet me vlerë 33 954 euro, blerë në vitin 2005.

Shitur ap. banimi me sip. 104.74 m2, në vlerën 60 958 euro, nga të cilat janë arkëtuar 55 503 euro dhe mbeten për t’u arkëtuar dhe 5 455 euro.
Shitur ap. banimi me sip. 166.2 m2, në vlerën 85 088 euro, arkëtuar e gjithë shuma.
Shitur ap. banimi me sip. 108.5 m2, në vlerën 57 885 euro, arkëtuar e gjithë shuma.
Shitur sipas kontratës së datës 26.02.2016 ap. banimi me sip. 200 m2, në vlerën 345 000 euro, nga të cilat 100 000 euro janë arkëtuar në vitin 2016 dhe 245 000 euro mbeten për t’u arkëtuar në vazhdim. Blerësi merr përsipër dhe detyrimet e kredisë në një bankë të nivelit të dytë në shumën 155 000 euro.

Gjendje llogari dyemërore, së bashku me vajzën Bora, shtuar me 9 181 lekë.
Gjendje llogari bankare, shtuar me 174 403 euro.
Mbyllur kredia në vlerën 155 000 euro më 25.02.2016 pasi është zëvendësuar debitori.
Pakësuar gjendja në llogari Bankare e zotit Meta me 1 113 620 lekë.
Bashkëshorti, Çelur llogari bankare studentore për djalin më 03.09.2016, vlera 43 727 lekë.
Zoti Meta llogari dy emërore me person tjetër të familjes çelur në datën 11.05.2016, vlerë 1 001 029 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -155 000 euro për kredi bankare për blerje ap., me marrëveshje për zëvendësim debitori dhe të ardhura nga shitja apartament, pjesë e regjimit martesor.
Shlyer në vitin 2016 -1 327 056 lekë për overdraft të marrë në vitin 2015.

Viti 2014 Ilir Meta

Të ardhura nga paga dhe të tjera, nga Kuvendi i Shqipërisë, 1 964 421 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe të tjera nga Kuvendi i Shqipërisë, 2 295 826 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 269 524 lekë.
Kredi në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer, 163 506 euro.

Bashkëshortja, pronare me 100 % e 13 apartamenteve të banimit me sip. totale 1444.8 m2, përfituar nga shtojca e kontratës së sipërmarrjes me Agi-Kons shpk, për caktimin në natyrë të pjesës takuese.

Bashkëshortja, të ardhura nga shitja e apartamentit të banimit, të përfituar nga kontrata e sipërmarrjes, 57 798 euro.
Bashkëshortja, kontratë shitje e apartamenti të banimit, të përfituar nga kontrata e sipërmarrjes, e palikuiduar deri më 31.12.2014, 64 020 euro.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 56 778 euro.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 2 336 669 lekë.
Bashkëshortja, gjendja cash, pakësuar me 8 000 euro.
Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, (në emër të fëmijës), 11 038 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, (në emër të fëmijës), 82 086 lekë.
Bashkëshortja, detyrim financiar i shlyer në formën e overdraftit në një bankë të nivelit të dytë, 1 500 000 lekë.

Viti 2014 Monika Kryemadhi

Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputete, 2 295 826 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputet, 1 964 421 lekë.

Pronare me 100 % e 13 ap. të banimit me sip. totale 1444.8 m2.
Të ardhura nga shitja e e ap. të banimit, 57 798 euro.
Të ardhura nga shitja e ap. të banimit, vlera e palikuiduar 64 020 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 56 778 euro.
Gjendja e llogarisë bankare dy emërore, në një bankë të nivelit të dytë, 2 336 669 lekë.

Gjendja cash, pakësuar me 8 000 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 11 038 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 82 086 lekë.
Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer 163 506 euro.
Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 269 524 lekë.

Shpenzime për përvjetorin e ditëlindjes, 24.03.2014, 1 822 400 lekë.

Shpenzime për energjinë elektrike 338 640 lekë.

Viti 2015 Ilir Meta

Paga si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe të tjera nga ky funksion 2 015 182 (dy milion e pesëmbëdhjetë mijë e njëqind e tetëdhjetë e dy) Lekë.

Bashkëshortja zonja Monika Kryemadhi të ardhura nga paga dhe të tjera nga funksioni si deputete 2 629 956 (dy milion e gjashtëqind e njëzet e nëntë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë.

Zonja Kryemadhi deklaron likuidim të kontratës së shitjes së apartamentit sipas deklarimit për vitin 2015 me vlerë totale 64 020 euro dhe gjendja e llogarisë ku është bërë hyrje shuma në datën 31 dhjetor 2015 është 60 818 euro.

Shtesë në llogari bankare zoti Meta me vlerë 1 815 082 (një milion e tetëqind e pesëmbëdhjetë mijë e tetëdhjetë e dy) lekë.
Pakësuar një llogari bankare në euro në emër të zonjës Kryemadhi 12 175 euro.
Shtuar gjatë llogaria bankare dy emërore pjesëtarë të familjes me 14 609 lekë.
Shtuar nga Interesat bankare një llogari në emër të njërit nga fëmijët me plus 182 euro.
pakësuar llogari bankare me 35 915 lekë.

Shlyer gjatë vitit 2015 vlerën 12 036 Euro një kredi të mëparshme për blerje apartamenti , mbetet në datën 31 dhjetor 2015 edhe 154 036 Euro për shlyerje.
tek rubrika detyrime financiare zonja Kryemadhi deklaron një gjendje detyrimi me overdraft prej 1 235 677 (një milion e dyqind e tridhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e shtatë)lekë.

Viti 2015 Monika Kryemadhi

Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputete, 2 629 956 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare, 14 609 lekë.

Vajza, të ardhura nga interesa bankare, 182 euro.
Bashkëshorti, të ardhura nga paga, 2 015 182 lekë.

Vlera e kontratës së shitjes së ap. të deklaruar vitin e kaluar për vlerën 64 020 euro, është likujduar për 60 818 euro pas zbritjes së komisioneve.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 12 175 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 14 609 lekë, së bashku me vajzën,
Vajza, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 182 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar me 35 915 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 154 207 euro për një kredi bankare për blerje apartamenti.
Detyrime të papaguara në vlerën 1 235 677 lekë për overdraft bankar.

Bashkëshorti, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, shtuar me 1 815 082 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -12 036 euro për një kredi bankare për blerje apartamenti.

Viti 2016 Ilir Meta

Paga neto si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, 1 955 743 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga dhe të tjera nga funksioni si deputete, 1 993 076 lekë.

Pakësuar gjendja në llogari Bankare e zotit Meta me 1 113 620 lekë.

Çelur llogari bankare studentore për djalin më 03.09.2016, vlera 43 727 lekë.
Zoti Meta llogari dy emërore me person tjetër të familjes çelur në datën 11.05.2016, vlerë 1 001 029 lekë.
Bashkëshortët kanë likuiduar një kredi të mëparshme për blerje apartamenti me vlerë kredie 155 000 euro.

Likuidimi është bërë përmes një kontrate shitje apartamenti datë 25. 02. 2016, ku blerësit i është transferuar me zëvendësim detyrimi kreditor. Apartamenti 200 m2 është shitur në shumën 345 000 Euro, ku deklarohet se në vitin 2016 është arkëtuar shuma 100 000 euro. Do të arkëtohet gjatë vitit në vijim 245 000 euro.

Bashkëshortja zonja Kryemadhi ka shitur një apartament banimi me sipërfaqe 104.74 m2, në vlerën 60 958 euro, nga të cilat janë arkëtuar 55 503 euro dhe kanë mbetur për tu arkëtuar nga të tretë 5 455 Euro.

Bashkëshortja ka shitur apartament banimi me sipërfaqe 166.2 m2, me vlerë shitje, te arkëtuar plotësisht 85 088 euro.
Shitur apartament banimi me sipërfaqe 108.5 m2, vlera e shitjes, e arkëtuar 57 885 euro.
Shtesa Llogari Bankare Bashkëshortja:
Llogari bankare shtuar gjatë 2016 me 174 403 euro.
Shitur më 26.02.2016 apartament banimi me sipërfaqe 200 m2, 345 000 euro, nga të cilat 100 000 euro janë arkëtuar, 245 000 euro janë pa arkëtuar dhe marrëveshje për zëvendësim debitori për 155 000 euro kredi bankare që do shlyhet nga blerësi apartament.
Vajza, gjendje llogarisë bankare studentore, 50 473 lekë.
Llogari bankare dyemërore Bora Metaj dhe Monika Kryemadhi shtuar me 9 181 lekë.

Viti 2016 Monika Kryemadhi

Të ardhura nga paga, përfitimet e tjera financiare dhe bonuset si deputet, 1 993 076 lekë.

Bashkëshorti, të ardhura nga paga në Kuvend, 1 955 743 lekë.

Shitur ap. banimi me sip. 104.74 m2, në vlerën 60 958 euro, nga të cilat janë arkëtuar 55 503 euro dhe mbeten për t’u arkëtuar dhe 5 455 euro.
Shitur ap. banimi me sip. 166.2 m2, në vlerën 85 088 euro, arkëtuar e gjithë shuma.
Shitur ap. banimi me sip. 108.5 m2, në vlerën 57 885 euro, arkëtuar e gjithë shuma.
Shitur sipas kontratës së datës 26.02.2016 ap. banimi me sip. 200 m2, në vlerën 345 000 euro, nga të cilat 100 000 euro janë arkëtuar në vitin 2016 dhe 245 000 euro mbeten për t’u arkëtuar në vazhdim. Blerësi merr përsipër dhe detyrimet e kredisë në një bankë të nivelit të dytë në shumën 155 000 euro.

Gjendje llogari dyemërore, së bashku me vajzën Bora, shtuar me 9 181 lekë.
Gjendje llogari bankare, shtuar me 174 403 euro.
Mbyllur kredia në vlerën 155 000 euro më 25.02.2016 pasi është zëvendësuar debitori.
Pakësuar gjendja në llogari Bankare e zotit Meta me 1 113 620 lekë.
Bashkëshorti, Çelur llogari bankare studentore për djalin më 03.09.2016, vlera 43 727 lekë.

Zoti Meta llogari dy emërore me person tjetër të familjes çelur në datën 11.05.2016, vlerë 1 001 029 lekë.

Detyrime të paguara në vlerën -155 000 euro për kredi bankare për blerje ap., me marrëveshje për zëvendësim debitori dhe të ardhura nga shitja apartament, pjesë e regjimit martesor.
Shlyer në vitin 2016 -1 327 056 lekë për overdraft të marrë në vitin 2015.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com