Loading...

Humbi burrin ditën që lindi djalin, historia e Milenës përloti shqiptarët

Një histori e trishtë si nëpër filma ajo e Milenës, vajzës që humbi bashkëshortin e saj gjatë lindjes së fëmijës.

Milena dhe Genti kishin ëndërr të bënin shumë fëmijë, gjithashtu edhe të birësonin.

Milena kishte një vajzë me emrin Dea dhe ishte viti 2008 kur ajo ngeli shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.

Ajo dhe Genti ishin shumë të lumtur që do të bëheshin sërish prindër, e madje ata i kishin vendosur emrin Aron, djalit që nuk kishte lindur ende.

Pas 10 vitesh, mikesha e vajzës, Suela ka ftuar shoqen e saj Milena në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ku ka treguar historinë e dhimbshme të mikeshës së saj të ngushtë.

Suela tregoi se Milena kishte hasur probleme gjatë shtatzënisë dhe i kishte kërkuar Gentit t’i premtonte se nëse diçka nuk do shkonte si duhej, ai të zgjidhte Aronin.

Ajo tha:

Po atë ditë kur lindi Aroni, e ëma e kishte gjetur Gentin pa jetë në shesh. Ishim të gjithë në shok.

Të nesërmen u bë varrimi por pa ja thënë Milenës se bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë. Ka qenë një dhimbje shumë e madhe. I ra barra të atit për t’ja thënë lajmin e dhimbshëm.

Milena mblodhi forcat për të dalë nga materniteti dhe për të shkuar pranë vajzës. Ajo ja doli t’i rriste të dy fëmijët vetëm, por edhe me ndihmën e të gjithë familjarëve, miqve.”

E vetme pa njeriun që dashuronte ajo vendosi të realizonte e vetme ëndrrën e të dyve duke birësuar një vajzë jetime.

Por në të njëjtën kohë kur iu besua kujdestaria, mori vesh se projekti ku punonte do të mbyllej.

Suela e kishte ftuar mikeshën e saj për t’i treguar se ajo mundet pasi sipas saj Milena shpeshherë thotë se nuk mundet të vazhdojë më, me kaq shumë sfida që i ka vënë përballë jeta.

Milena erdhi në studio dhe nuk e kishte idenë kush mund ta kishte thirrur. Kur pa mikeshën e saj të ngushtë në ekran, u habit.

Mikesha e saj i tha:

Të kam vlerësuar gjithmonë se ke qenë një grua e fortë. Përpara 10 vitesh, kur vdiq Genti i kam premtuar vetes që do të të ndihmoja deri në fund.

Dua të të them që nuk je vetëm, s’do jesh asnjëherë. Dua të dish që Zoti ju do ty dhe fëmijët në një mënyrë të veçantë. Të lutem merr forca dhe vazhdo ec përpara”, i tha Suela Milenës duke i kërkuar mos të thotë më që nuk vazhdon dot më.”
Ndërsa Milena iu përgjigj me lot në sy:

Ka pasur momente që kam thënë që nuk dua të vazhdoj më, kam qenë e lodhur nga të gjitha, nga jeta si grua e ve, duhet të përballoj shumë gjëra, nuk ja dhashë mirëupafshim Gentit.

Me Gentin kishim në plan të kishim shumë fëmijë, do merrnim edhe nga jetimorja. Kur vdiq, kjo ëndërr nuk mori fund dhe fëmijët i kam edukuar që një ditë do merrnim një fëmijë që nuk i ka prindërit. Shoqet duhet të më kuptojnë kur them se s’dua të vazhdoj më pasi këto i them në momente dobësie.” /albeu.com/

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com